Categories Lajme

“Paketa ligjore për goditjen e krimit, DW: Shoqëria civile e opozita jashtëparlamentare janë skeptike

Paketa e re ligjore e miratuar nga qeveria hyri në fuqi menjëherë me një akt normativ të premten. Ajo synon sekuestrimin e pasurive dhe aseteve të të dënuarve për pjesëmarrje në aktivitete terroriste dhe krimit të organizuar, trafikut të drogës, qenieve njerëzore dhe krime të tjera të rënda.

Objekt i saj janë dy kategori: individë që kanë kryer aktivitete kriminale apo terroriste që i kanë shpëtuar drejtësisë dhe gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, që marrin vendime që shmangin daljen para drejtësisë së autorëve të aktiviteteve të paligjshme, kriminale. Lufta më efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një nga kushtet thelbësore të BE ndaj Shqipërisë për një hapje potenciale të negociatave të pranimit, në pranverën e sivjetme. Përpara ligjit gjykatës dhe prokurorë të korruptuar

Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë, në një konferencë për shtyp, tha se paketa e re ligjore do të synojë të ҫojë para drejtësisë të gjithë të akuzuarit për krime të rënda dhe pjesëmarrje në aktivitete të krimit të organizuar apo terroriste të padënuar deri më tani, si pasojë e korrupsionit  në drejtësi. Kjo paketa nuk vjen papritur. Ajo u paralajmërua nga qeveria, vitin e kaluar, kur kryeministri Rama njoftoi për hartimin e ligjeve “Anti KÇK” (Anti-Kap-çfarë të-kapësh) duke pasur parasysh gjykatës dhe prokurorë të korruptuar që ende nuk kanë kaluar vettingun dhe vazhdojnë të jenë në gjykata dhe prokurori.

Në prag të miratimit të paketës kryeministri Rama e cilësoi atë “bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar duke zhvilluar një aktivitet si asnjëherë më parë agresiv në terren të Policisë së Shtetit ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar, por i kanë shpëtuar drejtësisë si rezultat i KÇK. Paketa e re ligjore do bëjë të mundur vendosjen me shpatulla pas murit të ҫdo anëtari të KÇK në Gjykatë apo Prokurorim që merr vendime në kundërshtim me ligjin” tha Rama. Burimi i pasurisë – në thelb të paketës së re ligjore

“Të gjithë individët, të dënuar apo të akuzuar për kategoritë e krimeve kundër të cilave drejtohet paketa e re ligjore duhet të provojnë që banesat, bizneset, tokat, llogaritë bankare, mjetet motorike në posedim të tyre dhe familjareve të tyre burojnë nga puna dhe jo nga aktiviteti i paligjshëm. Barra e provës do të qëndrojë mbi ta për të justifikuar ligjshmërinë e pasurisë se tyre” theksoi Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në konferencën për shtyp. Paketa e re ligjore shkon edhe më tej. Objekt i saj janë të gjithë ata që kanë fshehur pasuritë e tyre të paligjshme me emra palësh të treta si edhe gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Gjonaj tha se paketa e re ligjore prek të gjithë ata, që kanë fshehur pasuritë e paligjshme në emra të palëve të treta

Ndryshime të shumta në legjislacionin aktual Parlamentit të Shqipërisë do t’i duhet të bëjë ndryshimet në disa ligje që Paketa e re ligjore Anti KÇK të funksionojë. “Do të ketë ndryshime në Ligjin Anti- Mafia, Ligjin e Policisë së Shtetit, Ligjin për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Kodin Penal dhe në Ligjin ” Për statusin e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve,” tha në konferencën për shtyp të premten Ministria Etilda Gjonaj. Ajo tha se kjo paketë është hartuar në bashkëpunim me BE dhe SHBA.

Paketa e re ligjore – në shkelje të parimeve kushtetuese Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) e konsideroi të premten paketën e re ligjore “cenuese të parimeve kushtetuese” për shkak të ndryshimeve që parashikohen në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve edhe të Prokurorëve”, të miratuar me shumicë të cilësuar, me 3/5 e deputetëve në kuadër të reformës në drejtësi dhe ndryshimeve kushtetuese në vitin 2016,

Argument tjetër i KSHH për shkelje të parimeve kushtetuese është edhe kalimi i kompetencave kushtetuese nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë për të filluar procedimin ndaj gjykatësve dhe prokurorëve tek Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, institucione, të cilave Kushtetuta nuk ua jep këto kompetenca. Reagimit të KSHH i janë bashkuar edhe 11 organizata të tjera të të drejtave të njeriut, që shohin aty mangësi. Edhe opozita jashtë parlamentare e sheh me skepticizëm paketën e re ligjore. Sipas PD ajo është një nismë propagandistike, „e destinuar të dështojë përderisa në krye të qeverisë është një ortak me krimin”.

Paketa e re ligjore, që hyn në fuqi menjëherë përmes aktit normativ të qeverisë nuk është publikuar. Mediat e pavarura të Tiranës bëjnë me dije se Delegacion i BE në Tiranë nuk e ka parë Aktin normativ të miratuar të premten. Nuk ka ende një qëndrim ndaj tij nga BE dhe SHBA./dw

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME