Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka postuar një foto në rrjetet sociale përkrah një pensionisteje që sapo ka bërë pazar. Basha me një qese me domate në duar shprehet se ajo është pensionistja që si shumë të tjerë në Shqipëri kujdesen mes sakrificave për fëmijët, nipërit dhe mbesat
“Me Verën, gjyshen që çdo ditë e nis me pazaret dhe preokupimin për t’i gatuar familjes. Pensionistja që si shumë të tjerë në Shqipëri kujdesen mes sakrificave për fëmijët, nipërit dhe mbesat”, e shoqëron Basha foton.

