Categories Lajme

30.600 euro, si u kapën ‘mat’ dy grekët, Policia: Italiani po hynte në kufi me makinë të vjedhur

Dy shtetas grekë janë proceduar penalisht pasi u kapën ‘mat’ duke dalë nga Shqipëria me shuma të mëdha eurosh të padeklaruara. Ndërsa një tjetër shtetas italian po hynte në vend me një makinë që pas verifikimeve i rezultoi e vjedhur.

Njoftimi i policisë: “Policia Kufitare e Kakavijës parandaloi dhe goditi dy raste të tentativës për transfertë të paligjshme të parave, 1 rast të trafikimit të mjeteve motorike dhe 1 rast për shkelje të ligjit për Kontrollin Kufitar. Në kuadër të masave parandaluese të marra për goditjen pa kompromis të krīmeve ndërkufitare, nga shërbimet e Policisë Kufitare në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë dhe shërbimet doganore janë evidentuar dhe goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave dhe 1 rast i trafikimit të mjeteve motorike.

Konkretisht: Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll një automjet i markës “Nissan”, me drejtues shtetasin italian A. B., 37 vjeç, banues në Napoli, Itali. Ky automjet ka rezultuar i vjedhur në Itali dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjatë kontrollit të sendeve personale dhe bagazheve, në dalje të Republikës së Shqipërisë, shtetasit grek A. D., 46 vjeç, banues në Argos, Greqi, i janë gjetur të fshehura dhe i janë sekuestruar 20200 euro, të cilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve doganore. Po në dalje të Republikës së Shqipërisë është përzgjedhur për kontroll të detajuar shtetasi grek A. D., 30 vjeç, banues në Argos, Greqi, të cilit gjatë kontrollit në sendet personale i janë gjetur të fshehura 10400 euro, të cilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve doganore.

Po kështu, krahas këtyre rasteve, është proceduar penalisht dhe është ndëshkuar administrativisht për shkelje të ligjit për Kontrollin Kufitar, shtetasi J. T., 33 vjeç, banues në Lezhë, i cili, për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe është konfliktuar me drejtuesin e një autobuzi. Veprimet e para hetimore dhe procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve u kryen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve dhe Seksioni për Hetimin e Krīmeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë krīminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe një shtetas italian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME