Categories Lajme

30 familje në Rajcë pa ujë për vaditje, “Për të blerë tubin shita gomarin”

“Shita gomarin për të blere tubin që lidha saraqineskën, ujin ma dha bashkia, por me pas tubin tim ma hoqën te fortët.” Kështu është shprehur Lefterie Allidri për mikrofonin e ABC, pas protestës për ujë.

Pjesa më e madhe e banorëve të fshatit Rajcës të Përrenjasit kanë protestuar pasi nuk kanë ujë për vaditje. Ata thonë se bashkia duhet të ndërhyjë për shkak se në këtë fshat kryhen lidhje të paligjshme, ndaj dhe ata nuk kanë ujë.

“Të marrë masa bashkia të vijnë të më zgjidhin punë,” shprehet një prej tyre.  “Kush na e hoqi ta zgjidhë bashkia. Se mos vritemi vëlla me vëlla,” shprehet një banore tjetër.

Ka dhe nga ata banorë që pretendojnë se personat që po jua marrin ujin për vaditje në mënyrë të paligjshme mbështeten nga punonjës të bashkisë.  ABC u interesua pranë Bashkisë së Përrenjasi dhe mësoi se shumë shpejt do të dërgojnë ekipe për verifikuar nëse në fshat janë bërë lidhje të paligjshme të ujit. Nëse kjo verifikohet do të ndërhyet që të gjithë banorët të përfitojnë ujë në mënyrë të barabartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME