Categories Lajme

Ekzekutimi i Santiago Malko, nëna e tij: Kam parë vrarësit e djalit në rrugë, kush mori thasët me lekë dhe i liroi

Ditën e sotme, SPAK përfundoi hetimet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko më 27 gusht të vitit 2019 në Tiranë dhe çështja ka shkuar tashmë në Gjykatë. Për mediat, nëna e Santiago Malkos tha se ka parë vrasësit e të birit rrugëve të Tiranës teksa kërkon drejtësi.

“Djalin ma vrau klani Duka, policia nuk i kap. Ilir Selmanin e kapën pasi e gjeta unë. Ndoqa gruan e Selmanit kur i çonte bukë. Në prill 2019 vëllezërit Duka u kapën. Policia i kapi pasi ndiqnin djalin tim. Kush është gjyqtari që liroi vrasësit e djalit? Kush mori thesin me lekë dhe liroi k riminelët? Edhe ditën e vrasjes Dukat ishin shoqëruar. Kush është polici që mori paratë dhe i liroi? Nuk i ndahem drejtësisë, të më dalë shpirti. I kam parë vrasësit rrugëve të Tiranës. Në polici thonë, pse mërzitesh do t’i kapim. Polici më tha, kur t’i shikosh na telefono.

Kam trokitur deri tek Ardi Veliu, ai nuk më ka pritur në takim. Nuk të presin shefat e policisë janë si baronë droge, me unaza e zinxhirë florinj. Gjakun e djalit do ta kërkoj deri në Hagë. I kam parë Dukat, më kanë kërcënuar. Policia ka kriminelë që ushqehen me gjakun e fëmijëve. Po të dojë shteti i kap, i shtrydh si limon në 24 orë”, deklaroi Bukuri Malko.Lajmi i fundit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME