Categories Lajme

31-vjeçari rreh e kërcënon vëllain dhe dajën në Tiranë, kapet me dy armë zjarri

Një tjetër ngjarje që mund të kishte pasur pasoja u parandalua nga Policia e Tiranës. Një 31-vjeçar ra në pranga pasi dhunoi fizikisht dhe kërcënoi me armë vëllain dhe dajën e tij. Në njoftimin e saj për mediat, policia thotë se kjo nuk ishte hera e parë që i arrestuari Iljaz Mecani, dhunonte familjarët e tij. Gjatë arrestimit, 31-vjeçarit iu gjetën në shtëpi edhe 2 armë zjarri.

“Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë Iljaz Mecanin, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj vëllait të tij dhe dajës së tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në ambientet e banesës së Iljaz Mecanit janë gjetur të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME