Categories Lajme

31-vjeçari shqiptar përfundon në pranga për 1 rrogë

Itali | Konfliktet e vjetra në punë, mëria dhe disa gota më shumë… një miks që i kushtoi shumë një 31-vjeçari shqiptar i cili u denoncua për dhunë fizike.

Sipas mediave italiane, gjithçka nisi kur i riu shkoi në sipërmarrjen e ndërtimit në Bressanone ku kishte qenë i punësuar, në gjendje dukshëm të dehur. Shumë shpejt u ngritën tonet me drejtuesin e kompanisë, të cilit shqiptari i kërkonte një rrogë të prapambetur. E nga fjalët tek veprat: 31-vjeçari e sulmoi fizikisht ish-punëdhënësin e tij duke e goditur me shkelma e grushta.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan karabinierët e Bressanone, që u njoftuan nga policia lokale, e cila ndodhej në vendngjarje dhe po përpiqej të menaxhonte situatën.

Pasi iu kthye edhe forcave të rendit, në fund 31-vjeçari u ndalua dhe u dërgua në burgun e Bolzanos.

Gjykata e vlerësoi arrestimin të ligjshëm, megjithatë, pasi ai pranoi fajin vendosi që ta lerë 31-vjeçarin në arrest shtëpie në zonën e Trevisos-s ku ai banon

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME