Categories Lajme

31-vjeçari terrorizon Shijakun duke qëlluar me automatik në ajër, arrestohet

Drejtonte mjetin në gjëndje të dehur dhe qëllonte me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve, arrestohet nga policia  31-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas një telefonate nga qytetarët në Sallën Operative, se në Shijak, një shtetas po xhironte gomat e makinës dhe qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ndonjë ngjarje të mundshme kriminale.

Forcat e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Forcat Shqiponja dhe shërbimet e Policisë Shijak, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit Emiljano Norja, 31 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtje e lëndëve narkotike”.

Ky shtetas ditën e djeshme rreth orës 20:00, në qytetin e Shijakut, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 23 fishekë dhe automjeti me të cilën ky shtetas qarkullonte. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME