Categories Lajme

33 kg kokainë në ngarkesën me banane, kush është pronari i kompanisë i shpallur në kërkim

Një sasi me më shumë se 33 kg kokainë është kapur pasditen e djeshme në Portin e Durrësit në një nga kontenierët me babanë që vinte në llogari të “Banaking”.

Sipas policisë, sasia e drogës është zbuluar gjatë kontrollit të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxori të pastër ngarkesën me banane.

Mësohet se ngarkesa me banane vinte nga Ekuadori dhe ndodhej prej disa ditësh në portin e Durrësit në pritje për tu zhdoganuar.

Paraditen e sotme Policia ka dhënë detaje rreth aksionit të quajtur “Again”, ku janë arrestuar administratori i kompanisë Zico si dhe dy punonjës të skanerit të Portit të Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasit; Petrit Demishaj, 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, Alban Neziraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit

Të tre të arrestuarit akuzohen për “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Ndërkohë, është shpallur në kërkim pronari i kompanisë Zico që kishte porositur ngarkesën me banane, ndërsa bëhet fjalë për Trifon Muratajn.

Aksioni i Policisë

Një telefonatë me sa duket ishte në gjenezën e zbulimit të kokainës në Portin e Durrësit pasditen e djeshme. Plot 33.5 kg kokainë u zbulua në arkat me banane të Banaking, teksa dyshime ka dhe për kontejnerët e tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se anija me të cilët janë transportuar kontejnerët me banane ishte nisur para 21 ditësh nga Ekuadori dhe kishte mbërritur prej një jave në port. Ndërkohë që ishte një telefonatë anonime që sinjalizoi policinë shqiptare. Kjo pasi ngarkesa ka kaluar në skaner, por kokaina nuk është evidentuar.

Burimet bënë me dije për gazetaren Klodiana Lala se ka pasur një sinjalizim në rrugë operative (telefonatë) që çoi në zbulimin e drogës. Ndërkohë që janë dhe 30 kontejnerë të tjerë të kompanisë Zico sh.a. me brand “Banaking” që presin në radhë për t’u kontrolluar.

Precedentët me Banaking

Është e treta herë që kjo kompani me pronar biznesmenin Trifon Murataj bëhet objekt i aktiviteteve të tilla. Rasti më i fundit ka qenë në korrik të këtij viti. Kontejneri me banane u gjet i hapur dhe u zbulua se mungonin rreth 50 arka, të cilat dyshohet se kishin kokainë.

Njoftimi i Policisë

Vijon operacioni policor i koduar “Again”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Operacioni u zhvillua nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Port Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Vihet në pranga administratori i kompanisë që priste ngarkesën me banane, brenda së cilës Policia gjeti 33.5 kilogramë kokainë.

Shpallet në kërkim presidenti i kësaj kompanie.

Në pranga edhe 2 punonjës të skanerit, në Portin e Durrësit.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për zbardhjen e rastit të trafikimit të 33.5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, gjatë operacionit policor të koduar “Again”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
  2. N., 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”;
  3. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. M., 53 vjeç, banues në Tranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Arrestimi i 3 shtetasve dhe shpallja në kërkim e presidentit të kompanisë, u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, gjatë të cilit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative që dispononte Policia e Shtetit, se në një kontenier me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike, ushtruan kontroll të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxorri të pastër ngarkesën me banane.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME