Categories Lajme

“35 euro gjobë kush nuk mban maskë”, Kosova vendos ligjin e ri

Nga dita e sotme të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët nuk mbajnë maskë do të gjobiten me 35 euro. Ligji i iniciuar nga Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka hyrë në fuqi dhe është botuar në Fletoren Zyrtare, ndërsa parashikon edhe një gjobë prej 2 mijë euro edhe për personat juridik. “Personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dënohen me gjobë prej dy mijë (2000) euro dhe ndalimin e aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë me dymijë (2000) euro”, thuhet në nenin 25, pika 1 të Ligjit për Pandeminë. Po ashtu me nga 500 euro, parashihet të gjobiten ata që nuk respektojnë karantinën, si dhe personat juridik që nuk krijojnë hapësirën për distancë fizike. Kosova është një nga vendet e rajonit me numrin më të lartë të të prekurve dhe vīktimave. Deri tani numri i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 12.683, ndërsa 488 nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME