Categories Lajme

Nesër jepet vendimi i Apelit për pasuritë e Ylli Ndroqit

Ditën e nesërme, pritet të merret vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit, lidhur me pasuritë e Ylli Ndroqit, të sekuestruara nga SPAK. Ylli Ndroqi kërkon shfuqizimin e vendimit të shpallur më 1 gusht nga Shkalla e Parë dhe heqjen e sekuestrove të 26 pasurive të tij. Gjykata nga ana e saj kërkoi kohë të njihet me provat dhe vendimi është shtyrë të jepet nesër në orën 09:30 minuta. Pas daljes nga seanca avokati i Ndroqit, Alban Qafa, tha se i ka demonstruar gjykatës provat që vërtetojnë se pasuria nuk ka asnjë burim parash të dyshimta. Avokati Alban Qafa:”  I demonstruam të gjitha provat para trupit gjykues. Është 100% pasuri e ligjshme dhe nuk ka asnjë burim parash të dyshimta me prova jo e jo që nuk ka por as indicia që njeh ligji i antimafias   Pjesa më e madhe e tyre janë të krijuara me financim nga bankat, aktiviteti tregtar, duke nisur nga Ora News i cili është 100% i blerë me bankë.
Kemi depozituar si kontratën e kreditimit nga banka si dhe suiftin, paratë siç kanë kaluar nga Raiffaisen kanë kaluar në llogarinë e shitëses së televizionit.
Është pasuri 100% e ligjshme dhe nuk ka asnjë burim parash të dyshimta. Pasuritë e krijuara nga zoti Ndroqi, është aktivitet i ligjshëm tregtar, i regjistruar në tatime që në vitin 1993, i kredituar në banka që nga viti 1996.
Të gjitha aktivitetet tregtare dhe bizneset e tij janë kontrolluar nga tatimet ndër vite, dhe nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, ka rezultuar pa probleme. Ia demonstruam gjykatës të gjitha.”
Avokati nënvizon se Ylli Ndroqi nuk ka asnjë arrestim në Itali dhe për këtë janë depozituar prova të reja.

Alban Qafa: Përsa i përket këtij pretendimi, depozituam dhe një kopje të pasaportës të zotit Ylli Ndroqi para trupit gjykues. Pretendohet se është arrestuar në shkurt të 2015 që është dhe si për barsoletë, vendimi i masës së arrestit është lëshuar në Milano në 2006, është shfuqizuar në vitin 2010. Me një vendim të shfuqizuar në 2010 se si mund të arrestohet një person në 2015, vetëm ata që e kanë shkruar mund ta dinë. Me vendim të shfuqizuar nuk mund të mbahet askush në burg. Zoti Ndroqi në periudhën shkurt ka qenë në Mynih, në mars ka qenë në Moskë dhe në korrik ka qenë në SHBA. Nuk ka asnjë arrestim, sepse nuk arreston shteti italian me një vendim të shfuqizuar në 2010.
Nuk ka asnjë dokument nga Italia ku thotë se zoti Ndroqi ka qenë i arrestuar. Ka vetëm një shkresë të Interpol Tirana që thotë ka qenë i arrestuar në Itali, por jo Italia. Fashikulli i prokurorëve në italisht është i përkthyer. Ka vetëm shkresën e Interpol Tirana që pretendon së është arrestuar. Minstria e Italisë nuk thotë që është arrestuar ndonjëherë zoti Ndroqi. Nuk di që në Itali të jetë arrestuar dikush me vendim të shfuqizuar 5 vjet më pas. Mbase në kohën e Enverit por nga 1991 e këtej nuk dimë të ketë ndodhur”, shprehet avokati i Ndroqit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përgjimet në SKY ECC i nxjerrin zbuluar/ Trafikanti i njohur i kokainës, në vështirësi pas humbjeve të mëdha

Sipas medias italiane Corriere della Calabria, hetimet e Prokurorisë së Milanos kanë zbuluar një rrjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia dhe IMT-ja KONFISKOJNË pallatin 12-katësh në Tiranë! Ishin ngritur edhe 3 kate shtesë pa leje

Policia e Shtetit në Bashkëpunim me IMT-në e bashkisë Tiranë, kanë konfiskuar një ambient banimi…

LEXO ME SHUME