Categories Lajme

Mitsotakis: Greqia do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon

Kryeministri i Greqisë, Kyrakos Mitsotakis bëri një deklaratë të fortë sot në Parlamentin grek, sipas të cilës shteti i tij do të vijojë të shtrijë ndikimin deri në 12 milje edhe në detin Jon. Fjalimi i Mitsotakis u mbajt pak më parë në Parlamentin e Greqisë, i cili sot po ratifikon marrëveshjet detare me Italinë dhe Egjiptin të firmosura gjatë javëve të fundit. Siç bën me dije “Protothema“, duke u nisur nga përplasja me Turqinë për shelfin kontinental të ishullit Kastelorizo, Mitsotakis u shpreh: “Ne po e rrisim Greqinë!

Do të sigurojnë 12 milje edhe në detin Jon sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë”. Mitsotakis u shpreh se do të merren vesh me fqinjët që ndajnë detin duke mos përmendur Shqipërinë, megjithatë, deklarata për zgjerimin me 12 milje në detin Jon është një qëndrim që duhet të merret seriozisht në vendin tonë për shkak se marrëveshja e detit me Greqinë nuk është firmosur ende.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME