Categories Showbiz

36-vjeçari vjen për herë të dytë në program, i bën surprizë gruas së 5-të: Besoj do na ecë

Për Julianin është hera e dytë që vjen në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan. Hera e parë ishte në 1 Maj 2016, ku ai i bëri një surprizë gruas së tij të tretë, Sadetit. Ditën e sotme, ai është rikthyer sërish, por këtë herë për t’i bërë surprizë gruas së tij të re, të quajtur Fitore. Juliani në studio tregoi se marrëdhënia me Sadetin nuk funksionoi, më pas u njoh përmes Facebook-ut me një vazë të quajtur Ina. Por as lidhja me të nuk zgjati shumë. Më tej, ai u njoh me Fitoren dhe tashmë kanë 3 vite të martuar.

Julian: U jam mirënjohës që më hapët sërish dhe më mirëpritët, për të dhënë një mesazh të dytë për bashkëshorten time. Ardit Gjebrea: Për Sadetin? Julian: Për Fitoren, e kam këtë mesazh sot. Ardit Gjebrea: Ti nuk je më me Sadetin? Julian: Pas rastit të Sadet, Juliani thotë që ky është mesazhi i dytë që jap. Ardit Gjebrea: Prit pak, se unë aty ka mbetur tek Sadeti! Nuk është më Sadeti?

Julian: Nuk është më! Rasti i Sadetit qëndron se kishte një fatkeqësi në shtëpi, kishte një vëlla dhe një motër, i kishte të sëmurë, invalidë dhe kjo na ftohu dhe na largoi. Ardit Gjebrea: E le ti apo të la ajo? Julian: Me Sadetin, siç u mirëkuptuam bashkë, ashtu edhe u ndamë. Ardit Gjebrea: Mirë e mbyllim kapakun Sadet! Hapim një faqe të re? Julian: Po!

Ardit Gjebrea: Mbas Sadetit pate ndonjë histori? Julian: Pas Sadetit, Julian ka shkuar pak kohë në Greqi, në emigrim dhe kur jam kthyer në Shqipëri, më çon ftesë një vajzë nga Xarë e Sarandës, Ina. Unë e pranoj ftesën për shoqëri në Facebook. Ardit Gjebrea: Më thuaj për Inën? Julian: Më priste në Sarandë bashkë me familjen.

Ardit Gjebrea: Që të zyrtarizonit lidhjen tuaj? Julian: Po që të më njihte familja si dhëndër, që unë do bëhesha në atë shtëpi. Ardit Gjebrea: Ti sot sa vjeç je? Julian: 36 vjeç! Ardit Gjebrea: Po ina sa vjeç ishte? Julian: Ina ishte 22 vjeç!

Ardit Gjebrea: Për Inën ke ardhur sot? Julian: Jo! Sot kam bashkëshorten e tretë! Qoftë e treta e vërteta! Besoj kështu do na ecë. Ardit Gjebrea: Po kështu the dhe për Sadetin, e treta e vërteta. Ina ishte gruaja e 5 në jetën tënde apo jo? Julian: Po! Ardit Gjebrea: Si i ke përjetuar gjithë këto ndarje, ti zemrën duhet ta kesh copë! Julian: Jo, unë gjithmonë kam qenë i fortë, jam dhe do të jem.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME