Categories Lajme

37-vjeçarja me 7 fëmijë rrëfen jetën mes varfërisë: I kam martuar vajzat që…

Programi “Historia ime”, në Tv Klan iu ka ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në Bulqizë. Familja e zotit Afrim Qifsheku gjendet në kushte të vështira ekonomike.Kryfamiljarja rrëfen se situata e krijuar nga pandemia, e ka përkeqësuar gjendjen e tyre dhe janë detyruar të marrin borxh në dyqan, por për shkak se janë pa punë e kanë të pamundur për t’i shlyer.Kjo familje ka 7 fëmijë dhe në pamundësi për t’i rritur dhe arsimuar janë detyruar që dy vajzat e mëdha t’i martojnë që në moshën 16 vjeç. Më tej, nëna e fëmijëve shton se ajo është detyruar dhe ka punuar edhe në minierë për të siguruar ushqim për fëmijët e saj.

Gazetarja: Keni 7 fëmijë?

Gruaja: Kam 7 fëmijë, jam 37 vjeç. Që kur kam ardhur, e kam gjetur shtëpinë me kombesatë, e kam ndërtuar vetë me duart e mia. S’kam patur asnjë ndihmë nga shteti. Kam punuar gjithë kohën në katund, me lopatë në dorë gjithmonë në jetën tonë.

Gazetarja: Keni punuar në bujqësi?

Gruaja: Po në bujqësi me zor, me borxhe, me vështirësi. Kam pasur vdekje. Babai më ka vdekur kur kam qenë e vogël. Shumë vështirë kam jetuar, tek prindërit kanë qenë fukarenj, edhe këtu fukarenj ku kam ardhur tek burri. Burri ka vrarë këmbën, ra dhe kjo puna e virusit, më keq kemi qenë. Kam hyrë në borxhe nëpër dyqane, kam hyrë 2-3 milionë lëkë borxh në dyqane, s’jam e zonja t’i laj.

Gazetarja: Bashkëshorti ka punuar në minierë?

Gruaja: Po ka punuar, por e kanë nxjerrë se ka dëmtuar këmbën.

Gazetarja: Ka patur ditë që fëmijët i keni vënë në gjumë pa bukë?

Gruaja: Po ka patur, asnjë gjë, vetëm të vras veten. Fëmijët si lë dot pa bukë, do hyj në borxh.

Gazetarja: Fëmija më i madh në cilën klasë është?

Gruaja: Vajzat e mëdha kanë ndenjur tek motra ime në Tiranë. Një e kam fejuar dhe martuar në Bulqizë, është martuar 16 vjeç.

Gazetarja: E keni martuar vajzën 16 vjeç?

Gruaja: Po 16 vjeç, edhe tjetrën e kam martuar në Tiranë, 16 vjeç.

Gazetarja: Po pse kaq të vogla?

Gruaja: Të vogla, se s’kisha mundësi t’i mbaja më. Donin shkollë, donin të gjitha kushtet, por më s’kisha ç’bëja. Kam punuar në galeri brenda kam hyrë, s’hyn grua brenda, unë kam hyrë.

Gazetarja: Ke punuar në minierë?

Gruaja: Po!

Gazetarja: Keni punuar nëntokë?

Gruaja: Po nëntokë kam punuar. Edhe këmbën e kam dëmtuar. Nuk mundem të punoj më. Çfarë të dojë Zoti i madh të na japë kësmet./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME