Categories Showbiz

Joni Peçi i kërkon këpucë, Bombaj: Nuk ia laj dot borxhin në këtë jetë

Stilisti Joni Peçi i kërkoi “borxhin”  këtë të enjte dietologes Blerina Bombaj Troci.  Në një mesazh për emisionin “Rudina” në Tv Klan, Peçi i kujtoi Bombajt se i detyrohej një palë këpucë për “mblesërinë” që i kishte bërë. Shumë vite përpara, stilisti ishte bërë “sebep” që Bombaj të njihej me bashkëshortin e saj të ardhshëm.

Joni Peçi: E dashur Blerina, të përshëndes dhe ti e di që të dua fort. Jo tani, por që në kohët e hershme të miqësisë sonë. Unë jam thjeshtë kumbar i martesës suaj, sepse dashuria juaj është që nuk ua kam dhënë unë, por e keni vetë për njëri-tjetrin dhe këtë gjë e keni treguar gjatë gjithë kohës, duke ndërtuar një familje kaq të mrekullueshme dhe me dy fëmijë të mrekullueshëm. Unë uroj vetëm që Zoti t’u japë non-stop bekimet e tij familjes suaj dhe t’ju rrisë sa më shumë dashurinë. Por kisha një kërkesë nga ty, sepse kanë kaluar shumë vite, ti je bërë me fëmijë, por ende nuk ma ke sjellë dhuratën e lajmësit siç thonë shqiptarët, janë këpucët. Ndërkohë unë po pres ende këpucët pasi kanë kaluar kaq shumë vite, që ju të m’i sillni, që të paktën të lash atë borxhin me mua për njohjen e dashurisë që po vazhdon dhe suksesshëm nga ju, familja juaj dhe burri juaj. Gjithsesi gjërat materialet janë ato që nuk kanë shumë vlerë në këtë botë, por e rëndësishme është që ne e duam fort njëri-tjetrin, komunikojmë dhe e ruajmë fort këtë dashurinë edhe në kohën e koronës, por jam ende duke pritur borxhin që të ma sjellësh dhe të ma bësh surprizë.

Bombaj e pranoi se i detyrohet Peçit, por jo vetëm një palë këpucë.

Ka shumë të drejtë, ka shumë të drejtë, por unë Jonit i detyrohem shumë më tepër se një palë këpucë. Borxhin e Jonit nuk e shlyej dot as në këtë jetë dhe as në tjetrën./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME