Vijon të rritet bilanci i viktimave si pasojë e tërmetit 6,8 ballë që goditi Lindjen e Turqisë mbrëmjen e 24 janarit.
Deri tani numërohen 38 të vdekur dhe 1607 të plagosur.
Ekipet e shpëtim-kërkimit ndërkohë vijojnë punën për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë.
Sa i përket lëkundjeve sizmike, që prej mbrëmjes së 24 janarit e deri para pak minutash janë numëruar mbi 533 pasgoditje.
