Categories Lajme

39 vjeçarja shqiptare di.gjet në fytyrë me a.cid

Po i drejtohej makinës së saj në momentin kur dy persona në një motor i janë afruar dhe i kanë hedhur në fytyrë një substancë.

Ngjarja e rëndë ndodhi me Itali, ku një gruaje shqiptare i kanë hedhur acid në fytyrë dhe gjoks. Gruaja në moshën 39 vjeçare punonte si prostitutë në zonën periferike të Trezzanos në Milano.

Në momentin kur dy burrat ende të paidentifikuar i kanë hedhur acidin në fytyrë, gruaja ka ndjerë një dhimbje të papërshkrueshme, teksa lënda i ka djegur një pjesë të madhe të fytyrës, qafës dhe pjesë të kraharorit. Gruaja ka ulëritur në dhimbje, ndërsa personat që janë ndodhur aty pranë kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, 39 vjeçarja është transportuar në lokal dhe pavarësisht djegieve të mëdha që ka marrë, fatmirësisht sytë e saj nuk kanë rënë në kontakt me acidin.

Hetimet tashmë kanë nisur dhe autoritetet shprehen se sulmi ka qenë i planifikuar dhe mund të ketë të bëjë me botën e trafikut të prostitucionit, posaçërisht me kontrollin e territorit.

Policia italiane ka sekuestruar kamerat sigurisë në rrugë për t’u ndihmuar në zbardhjen e 2 autorëve. 39 vjeçarja shqiptare është banuese në provincën e Pavezes e punonte prej vitesh si prostitutë në territorin mes komunave Vigevanese a Trezzano./Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME