Categories Sport

Fabregas: Messi nuk është normal, më besoni!

Cesc Fabregas beson se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë në 15 vjetët e fundit dhe se dyshon nëse bota e futbollit do ta shohë ndonjë futbollist të tillë në të ardhmen.

Në një intervistë me të përditshmen spanjolle “AS”, mesfushori i Monacos foli për shumë gjëra, ndër to edhe për pesë herë fituesin e Topit të Artë, duke pohuar se gjërat që Messi i bën nuk janë normale. Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën, Fabregas i kaloi tri vjet të karrierës së tij të bujshme me superyllin argjentinas në Barcelonë, duke i regjistruar 28 gola në 96 paraqitje. Ai e ka përshkruar vitin e parë në Barçë si të mrekullueshëm përkrah Messit, para se të goditej nga lëndimet dhe rënia e formës.   Fabregas e pranon se ka qenë i pafat duke mos qenë në gjendje të luante më shumë përkrah Messit, që gjë uron ta kishte bërë.

“Do të doja ta shijoja lojën me Messin më shumë. Nuk kam pasur fat në këtë aspekt. Në sezonin e parë që e patëm, u kuptuam shumë mirë. Por në dy sezonet pasuese përjetova periudhën më të keqe me lëndime. Nuk luaja lojën time më të mirë në momente kyçe dhe kjo pati ndikim në të gjithë, përfshirë në Leon”, tha Fabregas.

I pyetur nëse bota e futbollit do ta shohë ndonjë Messi tjetër, Fabregas tha: “Mendoj se kjo është mbase e pamundur. Ne i kemi parë lojtarët si Ronaldo dhe Ronaldinho, lojtarë të mahnitshëm, por Messi është më i miri që 15 vjet rresht. Ai është në sezonin e tij të 17-të dhe ka qenë më i miri në botë që prej moshës 18-vjeçare. Unë kam parë gjëra që ju nuk do t’i besonit. Ai shënon gola çdo tri ditë, niset për të luajtur për Argjentinën, kthehet dhe shënon het-trik… kjo nuk është normale, më besoni”. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME