Categories Lifestyle

4 arsye të pazakonta përse ndiheni të plogësht edhe kur gjumin e bëni të plotë

Nëse e pyesni veten shpesh se pse deri ne fund të orarit të punës, energjitë ju shterojnë, e nuk keni më fuqi për asnjë aktivitet tjetër, mund të ketë shumë arsye. Ju mund të dini disa, si mosngrënia e mëngjesit, mungesa e gjumit, lodhja etj, por këtu do të lexoni disa arsye të tjera se përse nuk jeni produktivë dhe energjikë, transmeton Living.

Mungesa e hekurit

Qelizat tuaja kanë nevojë për oksigjen për të mirëfunksionuar. Në këtë pikë, një lëndë ushqyese jetike për trupin është hekuri, minerali që transmeton oksigjenin në qelizat e gjakut. Mungesa e këtij minerali bën që qelizat të përballen me mungëse oksigjeni e kësisoj të hasni probleme me përqendrimin e jo vetëm.

Konsumimi i pamjaftueshëm i ujit

Nuk ka dyshim se uji është jetik për çdo organ e sistem të trupit. Në të vërtetë, kjo molekulë merr pjesë në çdo funksion e luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen në nivele optimale të energjisë suaj.  Nëse jeni të dehidratuar, lëndët ushqyese dhe oksigjeni nuk pompohen me efikasitet nga zemra për shkak të mungesës së vëllimit të gjakut. Përfundimisht, kjo rezulton në lodhje e jo vetëm.

Jeta sedentare

Nëse nuk doni të ndiheni të plogësht e të pafuqishëm, thjesht ngrihuni dhe vendosni trupin tuaj lëvizje. Bëni ushtrime kardiovaskulare siç janë ecja e shpejtë dhe vrapimi të paktën tre herë në javë për të rritur nivelet e energjisë suaj. Kushtojini kohë vetes e në ditët e pushimit tregohuni të zgjuar  kur të thoni “PO” dhe “JO” ! Ndoshta duhet të riktheni pak ekuilibër në jetën tuaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME