Categories Lajme

“4 gra në 1 krevat”, Artan Hoxha zbulon sekretet e dosjes së bujshme

Referuar dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 31 urdhër-ndalime për ish-zyrtarët lokalë, ndërtues, arkitektë, etj. Gazetari investigativ, Artan Hoxha, zbuloi se kjo dosje e servirur me bujë do të shfryhet shumë shpejt në gjykatë. Ndonëse janë lëshuar 31 urdhër-arreste, sipas tij, gjykata do ti lirojë, pasi prokurorët janë të prirur ti çojnë njerëzit në burg kur ka presion politik.

“Dje kur u bënë arrestimet zinxhirë isha në kafe me një drejtues policie, dhe e merr në telefon një grua i thotë më kanë rrëmbyer burrin. Kur pyes çfarë profesioni ka, më thotë arkitekt. Në sallën operative mësuam se po bëhen arrestime të shumta, që ishin ishin arkitektë, inxhinierë, ndërtues dhe pushtetarë vendorë. Theksoj se janë lëshuar 31 fletë-arreste, por kanë dalë emrat e 27 personave, 6 të tjerë dyshohet se janë larguar nga vendi”, tha Artan Hoxha në studion e “Abc News”.

Ai tregoi ndër të tjera se mes të arrestuarve janë edhe 4 gra që mbrëmë kanë fjetur në një qeli, në një krevat. “Në pamje të parë duket goditje e fortë. Drejtoria e Policisë së Tiranës ishte e mbushur mbrëmë me familjarë, dukej sikur aty kishte miting. Mes të arrestuarve janë dhe 4 gra (femra) që mbrëmë kanë fjetur në një qeli, në një krevat. Avokatët nuk lejoheshin, se nuk ishin gati prokurat. Pra, prokuroria dhe policia bënë gjithë këtë fluks njerëzish, ndaj nuk arrijnë të bëjnë dot gati materialet. Le të shohim nesër kur të dalin në gjykatë, a do të vlerësohen të ligjshme masat e sigurimit personal. Unë mendoj se masiviteti sfumon cilësinë. Publiku pret tjetër gjë, pret të arrestohen njerëz të rëndësishëm me pushtet. Kjo nisja nga poshtë s’më pëlqen”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME