Categories Lajme

4 humbje jete dhe 475 raste të reja në 24 orët e fundit

4 humbje jete dhe 475 raste të reja ka shënuar Shqipëri në 24 orët e fundit, duke konfirmuar dhe njëherë tjetër numrin e lartë të rasteve të reja dhe humbjeve të jetës në një ditë.

Janë 8,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 186 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 436 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,649 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plote COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2,209 testime, 475 qytetarë të infektuar, 4 humbje jete dhe 436 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2,209 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 475 qytetarë, në këto bashki: 152 në Tiranë, 37 në Durrës, 31 në Berat, Fier, 29 në Gjirokastër, 28 në Belsh, 15 në Lushnje, 12 në Përmet, 11 në Krujë, Vlorë, 10 në Kavajë, 9 në Kuçovë, 8 në Kamëz, Mallakastër, Sarandë, 7 në Lezhë, Kurbin, 5 në Shkodër, Shijak, 4 në Vorë, Patos, Libohovë, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Këlcyrë, 2 në Kukës, Mat, Selenicë, Himarë, Tepelenë, 1 Vau i Dejës, Pukë, Has, Dibër, Roskovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Memaliaj, Maliq, Pogradec, Dimal, Belish. Janë 8,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 186 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv; 4 qytetarë nga Tirana 57-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 436 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,649 që nga fillimi i epidemisë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME