Categories Lajme

4 ishuj artificialë, gati një megaprojekt për strehim në Hong Kong

Hong Kongu, që njihet një nga vendet më të shtrenjta në botë sa i përket tregut të pronave, ka një plan për të trajtuar krizën e strehimit përmes ndërtimit të 4 ishujve artificialë që do të strehojnë më shumë se 1 milion persona. Kjo praktikë është aplikuar në vende të tjera si p.sh Dubai, Singapori apo Malajzia.

Por ndërtimi i ishujve artificialë në Hong Kong përballet me disa vështirësi, duke nisur që nga kostoja që vlerësohet në më shumë se 63 miliardë dollarë. Shtypi në fakt mendon “fatura” e parashikuar mund të dyfishohet. Po përtej kostos, projekti përballet edhe me sfida politike dhe teknike.

“Sondazhet e realizuara tregojnë se 49 % e publikut e kundërshton planin me motivacionin e kostos së lartë ekologjike edhe pse qeveria ka deklaruar se ka zgjedhur vendet më pak të ndjeshme në aspektin ekologjik” shkruan “Blomberg”.

Plani për krijimin e ishujve në ujëra të hapura synon të fakt që t’i japë përgjigje edhe problematikës së ndryshimeve klimatike pasi ato do të kenë energji të rinovueshme, transport miqësor ndaj mjedisit dhe një raport gjelbërimi të lartë.

Plani parashikon se ishujt do të kenë një sipërfaqe prej 1.700 hektarësh ku do të ndërtohen më shumë se 400 mijë njësi banimi për 1.1 milion persona duke nisur nga viti 2032. Prezantimi i planit ka shkaktuar menjëherë protesta, ku afro 6 mijë persona dolën në rrugë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME