Categories Lajme

“4 janari, ditë e rrezikshme”, pamjet dramatike në Australi (FOTO)

Zjarret masive që kanë pushtuar Australinë kanë bërë që situata në vend të jetë shumë shqetësuese. Prej disa javësh zonat më të prekura janë New South Wales dhe Victoria. Zjarret në vend kanë nisur që prej shtatorit të 2019-ës dhe deri më tani kanë humbur jetën të paktën 23-njerëz. Vetëm gjatë kësaj jave zjarret kanë shkrumbuar të paktën 381 shtëpi në New South Wales dhe 43 në Victoria. Sipas autoriteteve deri më tani llogariten 1500 shtëpi të shkatërruara.

Rreth 480 milionë kafshë të llojeve të ndryshme kanë humbur jetën nga zjarret masive, veçanërisht gjallesat e vogla. Ndërsa kafshë si kangurët, apo zogjtë kanë mundur të lëvizin nga një vend në tjetrin për të mbijetuar.

Po ashtu autoritetet, kanë bërë me dije se dita e sotme (4 janar) konsiderohet ditë e rrezikshme. Kjo për shkak të erës së fortë që pritet të fryjë, duke ndryshuar drejtimin dhe ndihmuar në përhapjen e zjarreve.

             _110370127_gettyimages-1191093928

_110370485_cd1ab757-0600-4936-86dd-7437ad543316

_110370481_gettyimages-1197085833

_110370477_f8b7176d-b75c-414a-b9d0-cde268b865de

_110370135_8831619b-9ff2-4e66-846d-71fd83e4e2e9

_110370133_gettyimages-1191130683

_110371185_be76dd52-891f-49f7-930e-02ee675d4f0f

_110371627_580c9d49-732d-42e3-8ffd-0773cab86c00_110371633_fa54a991-b94f-4e6d-9471-3f7315ebe492

_110371631_b0100511-4938-4a6e-957b-8c9bd079ff37

_110370131_gettyimages-1191120355

Në dhjetor, Kryeministri i Australisë Scott Morrison shkurtoi pushimet e tij në Hawaii pasi u kritikua shumë për udhëheqjen e tij gjatë krizës që ndodhet vendi. Ndërsa pak ditë më parë, teksa vizitoi një nga qytetet e prekura nga zjarret, ai u përball me banorë të revoltuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME