Categories Lajme

SHBA ndalon cigaret me aromë

Administrata amerikane njoftoi ndalimin e disa aromave të cigareve elektrike, mjaft popullore në vend, përfshirë ato më fruta dhe me mente, në mënyrë që të ulet përdorimi i cigareve elektronike me avull te adoleshentët, duke lejuar në treg vetëm produkte me aromë duhani dhe mentoli. Avokatët dhe aktivistët e shëndetit publik e kanë kritikuar ashpër ligjin e ri, pasi sipas tyre, nuk është aspak i mjaftueshëm për të arritur qëllimin e synuar. Më herët, në shtator të vitit të kaluar, administrata Trump propozoi ndalimin e çdo lloj cigareje elektronike me aromë tjetër veçse asaj të duhanit. Por, më vonë administrata u tërhoq nga ky vendim, duke u arsyetuar me frikën se diçka kaq drastike mund të rrisë tregun e paligjshëm të këtyre produkteve, si dhe të sjellë vende pune të humbura.

Përqindja e adoleshentëve në shkollat e mesme që përdorin cigare elektronike fiksohet në 27.5% në 2019-ën, nga rreth 20% në 2018-ën, thonë të dhënat më të fundit. Mentja është aroma më popullore, me 40% të përdoruesve. Ekspertët shprehen se mosndalimi i mentolit do të bëjë që adoleshentët thjesht të kalojnë te kjo aromë tanimë. Ndalimi do të hyjë në fuqi në muajin shkurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME