Categories Lajme

Përplasja mes Serbisë e Malit të Zi, Vuçiç merr vendimin urgjent

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç anuloi sot një vizitë private të planifikuar në Mal të Zi, pasi dy shtetet fqinje së fundmi kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me një ligj për fetë, të miratuar në Podgoricë, të cilët serbët thonë se diskriminon Kishën Ortodokse Serbe. Presidenti serb, Vuçiç njoftoi se nuk do të shkojë në Mal të Zi javën e ardhshme, ashtu siç kishte planifikuar, për shkak të shqetësimeve nga zyrtarët malazezë se prezenca e tij do të rriste më shumë tensionet dhe do të rrezikonte pavarësinë e vendit, raporton Associated Press. “Vendosa që mos të shkoj dhe për këtë vendim u pajtua edhe (patriarku serb) Irinej”, tha Vuçiç. “Ne respektojmë pavarësinë e tyre”, shtoi ai. Më herët, Vuçiç kishte deklaruar se do të vizitonte kishat serbe në Mal të Zi në Krishtlindjen Ortodokse që festohet më 7 janar. Zyrtarët në Mal të Zi thanë se vizita e presidentit serb do të rriste më shumë tensionet në këtë vend.

Gjatë një konference për media të mbajtur sot, Vuçiç akuzoi zyrtarët malazezë dhe zyrtarët perëndimorë – ndonëse nuk tregoi se për kë bëhej fjalë – se kishin nisur një “fushatë histerike të gënjeshtrave”, që prej se ai kishte njoftuar se do të udhëtonte drejt Malit të Zi. Ai tha se po e anulon vizitën për shkak të “përplasjeve” të mundshme që “do të mund të dëmtonin popullin serb në Mal të Zi”. Mali i Zi u nda nga Serbia më 2006. Një e treta e popullsisë prej 620 mijë banorëve, deklarohen se janë serbë.

Protestuesit serbë kanë thënë se Ligji për fetë, që u miratua muajin e kaluar nga Parlamenti malazez, do të çojë në marrjen e pronave të Kishës Ortodokse Serbe që gjenden në Malin e Zi, por zyrtarët në këtë shtet mohojnë këto pretendime. Protestuesit serbë kanë kërkuar që ky ligj të anulohet. Mijëra huliganë kanë djegur flamurin e Malit të Zi dhe kanë sulmuar të enjten ambasadën e Malit të Zi në Beograd. Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka shkruar në Twitter të premten se ajo që ka ndodhur në ambasadën në Beograd ka qenë një sulm ndaj pavarësisë së vendit të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME