Categories Lajme

4 muaj nga grabitja e Rinasit, çfarë dihet derimë tani për autorët

Katër muaj nga grabitja e 9 prillit në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, shtatë persona janë të arrestuar në lidhje me ngjarjen. Njëri prej tyre, Alkond Bengasi, zbuloi të gjithë dinamikën e grabitjes, ndërsa dësmia e tij çoi në arrestimet e tjera.

Në kërkim në lidhje me ngjarjen janë tre persona, dy vëllezërit Klement e Eldi Çala dhe Talo Çela. Të ndjekim një material të përgatitur nga kolegu Sokol Dema, lidhur me të gjitha hetimet e kryera në katër muaj nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Pasditja e 9 prillit 2019 do të rezervonte për Shqipërinë një ndër ngjarjet më të bujshme të viteve të fundit, nga ato ngjarje që shihen rrallë dhe që ngjajnë me filmat e Hollivoudit.

Pista e brendshme e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit do të ishte shënjestra e njërës prej garbitjeve më të bujshme të ndodhura në 30 vitet e fundit në Shqipëri. Miliona euro do të ishin pre e grabitjes, ndërsa gjithçka do të niste nga një parapërgatitje e kompozuar në detaje.

Aeroplani i Autrian Airlanes, si çdo javë niste drejt Vjenës shuma të konsiderueshme parash, të bankave të nivelit të dytë. Ajo pasdite e asaj të marte nuk do të ishte njëlloj e zakonshme, të paktën deri në momentin që tre persona do të hynin në pistë, dhe nën kërcënimin e armës do të kryenin grabitjen e 6.5 milionë eurove. Pak sekonda kanë mjaftuar për të çarë rrethimin e aeroportit, dhe në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë bie në sy shpejtësi, vigjilenca dhe përgatitja që grabitësit kishin për këtë mision, ndoshta më të rëndësishmin në jetën e tyre.

Po ashtu pak sekonda do të mjaftonin për t’u larguar nga aeroporti, pasi kishin kaluar nga aeroplani në drejtim të mjetit që kishin hyrë në pistë. Largimi do të bëhej në një tjetër derë, në atë që zakonisht në aeroport përdoret për emergjencat. Ironikisht, kësaj radhe do të ishte një emergjencë e grabitësve.

Pak metra më tutje, mes një shkëmbimi me policinë do të mbetëtei vdekur njëri prej garbitësve, ndërsa të tjerët arritën të largoheshin mrekullisht nga vendi i ngjarjes, duke humbur gjurmët e policisë. Në vendin e ngjarjes u arrit të sekuestrohej një automjet i modifikuar me logo të Hetimit Tatimor, një maskim perfekt që kishte ndihmuar grabitësit të çanin mrekullisht rrethimin e aeroportit. Pak minuta më vonë, një automjet u raportua i djegur në afërsi të Laknasit, ndërsa dukej se ishte bërë nga grabitësitë, por që rezultoi se ishte bërë për të humbur gjurmë dhe për të shkëputur vëmendjen e policisë.

Përtej urës së Tapizës, në fshatin e quajtur Dritas, në një rrugë të vështirë, në afërsi të disa tuneleve u konstatua brenda pak kohësh një automjet tjetër i djegur, i cili rezultoi se ishte pikërisht ai që grabitësit kishin përdorur për t’u larguar nga vendi i shkëmbimit të zjarrit me policinë. Përveç një automjeti të djegur, asgjë tjetër nuk u gjet, as paratë dhe aq më pak grabitësitë.

Hetimet lidhur me ngjarjen filluan menjëherë. Dyshimet e para lidheshin me identifikimin e grabitësit, i cili mbeti i vrarë. Pas ditësh dhe diskutimesh, identifikimi erdhi nga vetë familjarët e të dyshuarit. Ishte bashkëshortja, e cila konfiormoi pas kqyrjes së trupit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë se trupi i përkiste Admir Muratajt. Ky i fundit nuk ishte aspak një emër i panjohur për drejtësinë dhe policinë shqiptare. Pak vite më parë do të ishte autor i një tjetër grabitjeje milionash, ndërsa ishte në kërkim nga policia.

Grabitja në Rinas ishte përpiluar në detaje, ndërsa grabitësitë ishin maskuar denjësisht, aq sa nuk mund të identifikoheshin me sy të lirë. Admir Murataj, edhe pse dyshohej se kishte kryer operacione plastike, sërish kishte preferuar të përdorte një maskë, e cila e ndryshonte rrënjësisht.

Me grabitjen e 6.5 milionë eurove ishte vënë tashmë në dyshim e gjithë siguria në të vetmin aeroport ndërkombëtar të Shqipërisë, ndërsa gjithçka mori konotacion negativ, duke e çuar deri në një përplasje politike, pozitë-opozitë.

Disa ditë më vonë, hetimet do të sillnin në dritë një provë të rëndëishme në automjetin e sekuestruar në vendin e shkëmbimit të zjarrit. Një provë bilogjike do të çonte në arrestimin e parë të kësaj ngjarjeje. Alkond Bengasi, një personazh, i cili do të rezultonte një jack pot për vijimin e hetimeve. Bengasi do të zbardhte më vonë të gjithë dinamikën e ngjerjes, duke sjell edhe në arrestimin e disa personave të tjerë më vonë.

Në Elbasan do të sekuestrohej një servis automjetesh, i cili rezultoi se ishte pikërisht vendi ku Bengasi kishte përgatitur dhe modifikuar fugonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Rrëfimi i tij do të përfshinte në një zbardhje të ngjarjes, ndërsa u shpall bashkëpunëtor i drejtësisë. Brenda pak ditësh, Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me policinë do të vinin në pranga një e nga një personazhe që Bengasi kishte rrëfyer rolin e tyre në grabitje, të paktën si të dyshuar. Saimir Çela, Renaldo Sula, Elton Pikli dhe Oltion Veseli do të arrestoheshin nga policia në disa aksione të fuqishme që përfshinë zona të ndryshme, duke filluar nga Fushë Kruja, Elbasani, Tirana e më gjerë.

Pak ditë më vonë, në prangat e policisë do të përfundonte edhe një tjetër, Ragip Hajdini, i dyshuar si një nga organizatorët. Pas javësh hetime në pranga u vu edhe Hasan Kanaçi.

Hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda zbuluan se lidhur me këtë ngjarje ishin të përfshirë një numër i madh personash, ndër to edhe vëllezërit Klement e Eldi Çala, si dhe Talo Çela, të cilët vijojnë të jenë në kërkim nga policia. Kjo e fundit ka kërkuar edhe ndihmën e publikut, për të bërë të mundur arrestimin e tyre, madje një premio prej 10 mijë eurosh është vënë në dispozicion të personave që japin informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre. Deri më sot, katër muaj pas ngjarjes, asnjëri prej tyre nuk është arrestuar, ndërsa vijojnë të jenë në kërkim.

Shtatë të arrestuarit e grabitjes në Rinas vijojnë të jenë në paraburgim, ndërsa Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar për secilin prej tyre masën e sigurisë “arrest me burg”. Disa javë pas arrestimit dhe lënies në burg, gjashtë prej të arrestuarve kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga burg në një më të lehtë, por që është refuzuar nga ana e gjykatës. Gjithashtu, Saimir Çela, Renaldo Sula, Elton Pikli dhe Oltion Veseli, Ragip Hajdini dhe Hasan Kanaçi kanë kërkuar ballafaqim me Alkond Bengasin në lidhje me deklaratat e tij për zbardhjen e ngjarjes, por që është refuzuar nga gjykata.

Prakuroria për Krime të Rëna vijon më tej hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa deri më tani asgjë nuk dihet për fatin e parave të grabitura. Edhe njëherë tjetër u vu në diskutim siguria e aeroportit, në atë që më vonë do të detyronte qeverinë të merrte vendimin për ruajtjen dhe patrullimin e zonës së jashtme të aeroportit me forca të armatosura. Grabitja e 9 prillit në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit do të mbahet mend për mënyrën e hyrjes në pistë të grabitësve dhe kohës rekord të marrjes së shumave të mëdha të parave të bankave të nivelitv të dytë. Thasë me para që kalojnë nga një automjet në tjetrin njëlloj si arkat me banana në supermarkete lagjesh./Sokol Dema-Fax News 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME