Categories Lifestyle

4 shenjat paralajmëruese që ju dërgoni trupi kur gjëndra tiroide ka dalë jashtë kontrollit

Gjëndra tiroide është përgjegjëse për prodhimin e tiroides, hormonit që kontrollon metabolizmin e njeriut, frymëmarrjen, frekuencën e zemrës, sistemin nervor, peshën, temperaturën, si dhe shumë funksione të tjera të trupit. Prodhimi mbi normë, ose në mangësi i niveleve të këtij hormoni, çon në shfaqjen e ndërlikimeve të shumta shëndetësore, të cilat nëse nuk trajtohen në kohë, mund të mbartin pasoja të rënda për shëndetin. Sipas bluzave të bardha, format më të shpeshta të çrregullimeve të kësaj gjëndre, paralajmërohen nga një sërë shenjash klinike, të cilat na vijnë në ndihmë për të zbuluar sa më herët praninë e çrregullimeve në funksionimin e tiroides.

Në vijim të shkrimit gjeni të detajuara shqetësimet më të shpeshta që duhet t’ju orientojnë për ndihmë drejt mjekut endokrinolog, për të vendosur në kohë diagnozën e saktë të problemeve që mund të keni me gjëndrën tiroide, transmeton Living.

1.Ndryshimet në peshën trupore mund të sinjalizojnë një funksion jo normal të gjëndrës tiroide. H1potiroidizmi mund të shkaktojë shtim në peshë, ndërsa humbja e papritur e peshës mund të sinjalizojë hipertiroidizmin.

2.Tiroidja ndikon gjithashtu në rregullimin e temperaturës së trupit. Konkretisht personat që vuajnë nga hipotiroidizmi tregojnë se ndjejnë më tepër të ftohtë, në të kundërt njerëzit me hipertiroidizëm priren të kenë djersitje të tepërt.

3.Rënia e theksuar e flokëve është një shenjë e zakonshme që lajmëron problemet me tiroiden. Si nivelet e larta, ashtu edhe të ulëta të hormoneve të tiroides, mund të çojnë në humbjen e flokëve, të cilat rriten përsëri, sapo gjendja është trajtuar.

4.Probleme me sistemin kardiovaskularHormonet që prodhon gjëndra tiroide ndikojnë pothuajse në çdo organ të trupit, duke përfshirë edhe zemrën. Hipotiroidizmi mund të shkaktojë zvogëlim të rrahurave, bradikardi), ndërsa hipertiroidizmi shkakton rrahje të shpeshta të zemrës (takikardi).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME