Categories Lifestyle

Top sekretet e njerëzve që kurrë nuk sëmuren

Me siguri se i xhelozoni ata njerëz të cilët e kalojnë sezonin e dimrit pa u sëmurë fare. Ndonëse njerëzit janë me grip gjithandej, ka disa persona që asnjëherë nuk sëmuren. Por, nuk keni arsye të xhelozoni sepse mund të bëheni si këta njerëz që asnjëherë nuk sëmuren thjesht duke i ndryshuar disa shprehi të këqija dhe duke i shndërruar në shprehi të mira.

  1. Orari i rregullt i gjumit

Hulumtimet tregojnë se nëse flini më pak se shtatë orë në ditë, ju jeni më të prirë të ftoheni e të sëmureni. Arsyeja prapa kësaj është se kur flini, trupi e riparon vetveten, transmeton Telegrafi. Nëse nuk flini mirë gjatë natës, trupi bëhet më i prirë të sëmuret nga thuajse çdo infeksion. Koha e natës është periudha kur trupi e rregullon hormonin e stresit. Nëse e keni një orar të rregullt të gjumit, të cilin e ndiqni edhe gjatë vikendeve, atëherë trupi e ka shumë më të lehtë të ballafaqohet me stresin dhe t’i luftojë infeksionet.

  1. Ushqimi i shëndetshëm

Ushqimet e pashëndetshme kanë shije të mirë dhe krijojnë varësi.Sidoqoftë, ato nuk i bëjnë mirë trupit, ndryshe nga pemët dhe perimet. Prandaj, është përgjegjësi e juaja  që të filloni të ushqeheni shëndetshëm, duke i përfshirë këto produkte në dietën tuaj:

  • Patatet e ëmbla
    • Pemët citrike
    • Bajamet
    • Rrushin

Edhe konsumimi i verës së kuqe është mënyrë e mirë për të qëndruar të shëndetshëm. Kur ushqeheni mirë, ju e ndihmoni trupin t’i luftojë mikrobet dhe bakteret që shkaktojnë infeksionet, gripa, ftohje, etj.

  1. Pastroni duart

Nuk keni nevojë t’i pastroni duart çdo disa minuta për t’i mbajtur larg mikrobet.

Ka disa periudha të caktuara kur pastrimi i duarve është tejet i domosdoshëm, si p.sh.:

– Para dhe pasi ta përgatitni ushqimin
– Para se të hani
– Pasi ta keni përdor tualetin
– Pasi të kolliteni apo teshtini

Pastroni duart me sapun dhe ujë për 20 sekonda në mënyrë që ta zvogëloni rrezikun e zhvillimit të ftohjes dhe gripit deri në 50%.

  1. Qëndroni të lumtur

Një prej mënyrave më të mira për të qëndruar të lumtur është duke qenë me njerëz tjerë. Pavarësisht se a janë miqtë apo familjarët, ju duhet të shoqëroheni me njerëz. Lirojeni stresin duke shpenzuar kohë me miqtë dhe duke qeshur me njerëz. Një përqafim i thjeshtë nga personi që e dashuroni mund t’jua largojë rëndimin në gjoks i cili faktikisht mund t’jua dobësojë sistemin e imunitetit. Shëndeti është pasuri. Prandaj, aplikoni shprehitë e lartcekura në mënyrë që të bëni një jetë pa stres.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME