Categories Lajme

40 familje në shtëpi të reja në Xhafzotaj, Shijak/Rama: Më e keqja pas krahëve, më e mira e gjitha përpara

Kryeministri Edi Rama ishte sot në njësinë administrative Xhafzotaj në Shijak ku u dorëzoi çelësat e bllokut tjetër të shtëpive individuale të rindërtuara nga fillimi pasi u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga 567 banesa individuale që po ndërtohen në gjithë bashkinë e Shijakut, në njësinë administrative Xhafzotaj deri tani kanë hyrë në banesa të reja 40 familje, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti.

“Më e keqja është pas krahëve, më e mira është e gjitha përpara për familjet e prekura nga tragjedia e 26 nëntorit të shkuar dhe për vetë Shqipërinë”, tha kryeministri Rama. Kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga ministri i Shtetit për Rindërtimi, Arben Ahmetaj, dhe kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana vizitoi shtëpitë individuale të rindërtuara në Xhafzotaj, në lagjen Partizan.

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana tha se, “vetëm në këtë lagje kanë mbaruar 25 banesa individuale”. Banorët që përfituan shtëpitë e rindërtuara falënderuan kryeministrin dhe u shprehën se shtëpitë e rindërtuara janë një milionë herë më mirë se ato që kishin.

“Një milionë herë më mirë se ç’ishte, jo një herë”, tha njëri prej banorëve. “Nuk e besonit apo jo s’e do bëhej”, iu drejtua kreu i qeverisë një tjetër qytetari.

“Jo unë e kam besuar”, tha ai. “Po kush s’e ka besuar. S’e ka besuar ajo nona demokrate. Ne çfarë themi e bëjmë, dhe themi çfarë bëjmë”, tha Rama. Kryebashkiaku Arbana tha se, “të gjitha këto familje janë trajtuar me bonus qiraje që nga dita e parë e rënies së tërmetit. Duke dorëzuar çelësat e këtyre shtëpive, ulim ndjeshëm numrin e familjeve që trajtohen me bonus qiraje”.

Arbana shtoi se, brenda datës 25 dhjetor nuk do të ketë më familje në çadër në Shijak.

“Gjithashtu kemi ulur ndjeshëm edhe numrin e familjeve që jetojnë në çadër. Duke pasur një sistem pikëzimi, sot në bashkinë e Shijakut janë vetëm 12 familje që jetojnë në çadër. Dhe brenda datës 25 dhjetor mbarojnë shtëpitë e familjeve që jetojnë në çadër”, tha Arbana.

Kryeministri Rama i dorëzoi çelësat e banesë së re edhe familjes Hamdi Plaku, e përbërë nga 6 anëtarë, e trajtuar me bonus qeraje që nga dita e parë e rënies së tërmetit.

“Kjo familje ka patur një shtëpi 86 m2 dhe sot përfitojnë një banesë individuale 120 m2”, sqaroi Arbana. Ndërsa ministri Ahmetaj tha se, “këtu po shkojmë deri në 31 dhjetor tek 400 shtëpi, dhe 85 që shpresojmë që brenda Vitit të Ri t’i japim pagesën për ta ndërtuar vetë”. Kryeministri Rama falënderoi të gjithë ata që kryen punimet, të cilat u shpreh ai janë perfekte në çdo detaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME