Categories Lajme

Të shpëtojmë 8-vjeçarin nga Peja! Shpërndajeni këtë lajm…

Kemi udhëtuar drejt Kosovës, aty ku me lot në sy na pret Blerondi i vogël i cili kërkon ndihmën tonë. Ai jeton me familjen e tij në Pejë dhe është vetëm 8 vjeç, por jeta e ka përballur shumë shpejt me dhimbjen. Ai vuan nga një sëmundje e keqe që i shkakton kriza epileptike shumë të forta. Që në moshën 2 vjeç e gjysmë, ai endet nëpër spitale në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Koha që i ka mbetur është shumë e shkurtër, pasi duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale para se të jetë vonë.

“Gjendja e Blerondi sa vjen edhe përkeqësohet, i duhet patjetër t’i nënshtrohet operacionit. Unë si prind nuk kam më mundësi ku të gjej të ardhura, pasi djali ka kryer edhe operacione të tjera. I lutem gjithë shqiptarëve të më ndihmojnë, pasi bëhet fjalë për një shumë të madhe, që unë i vetëm nuk arrij dot ta plotësoj,” shprehet me dhimbje babai.

Mjekët kanë bërë me dije se Blerondi duhet të operohet me patjetër, për heqjen e një mase e cila i ka shkaktuar dhe po i shkakton epilepsi të vazhdueshme. Sa më shumë kohë të kalojë aq më shumë rrezikohet shëndeti i 8-vjeçarit. Mundësia e vetme për t’i shpëtuar jetën është të kryejë një operacion në Turqi. Operacioni kushton 32 mijë euro, por familja ndodhet në kushte shumë të vështira ekonomike dhe nuk mund ta sigurojë këtë shumë.

“Ndjehem shumë i humbur, më mirë i vdekur sesa të shohësh kështu fëmijën tënd. Është rënduar shumë, ka raste që krizat e kapin edhe 10 herë në ditë e ato janë të pakontrollueshme. I rri nga mbrapa gjithandej, shkoj me atë te shkolla sepse duhet ta ruaj. Pasi nuk dihet kur apo ku e kapin krizat,” rrëfen i ati.

Si çdo fëmijë edhe Blerondi ka ëndrra, ëndrra që varen nga ne. Prindërit e tij luten për ndihmë, pasi shërimi i të birit është në dorën e shqiptarëve! Bamirësia nuk të varfëron! Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME