Categories Lajme

400 afganë së shpejti në Shqipëri, do të strehohen mes Durrësit dhe Tiranës

Rreth 400 afganë pritet të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri, për tu strehuar përkohësisht. Ardhja e tyre mund të jetë çështje ditësh ose javësh, më varësi të kapaciteteve amerikane për t’i evakuuar ata nga zona e rrezikut në Afganistan.

Burime jo zyrtare për ABC thonë se operacioni po koordinohet në vendin tonë nga Ministria për Punët e Jashtme dhe Ambasada Amerikane. Numri i saktë i afganëve që do të strehohen është i papërcaktuar, dhe ai do të saktësohet nga nevoja që amerikanët do të paraqesin.

Gjithsesi shteti shqiptar është duke u bërë gati për të pritur 350-450 persona, qytetarë afganë të cilët përkohësisht do të strehohen në një ambient mes Tiranës dhe Durrësit. Aleanca po verifikon personat që në të vërtetë gjatë 20 viteve të luftës kanë bashkëpunuar me NATO-n kundër talebanëve.

Tani që talebanët morën pushtetin, jeta e tyre rrezikohet ndaj NATO dhe SHBA po marrin përsipër strehimin e tyre në disa vende të ndryshme, deri në transferimin përfundimtar që parashikohet të jetë në Amerikë.

Qeveria shqiptare nuk jep detaje konkrete mbi këtë operacion me ndjeshmëri të lartë, por ministrja Olta Xhaçka që po koordinon këtë operacion, tha në twitter, se “Shqipëria është gati të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”-tha ministrja shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME