Categories Covid-19

41 në Vlorë,562 raste në 24 orët e fundit

Përgjatë 24 orëve të fundit në vend, 8 persona kanë humbur jetën prej Covid-19, ndërsa nga 2997 testimet e bëra kanë rezultuar 562 persona pozitiv. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Njoftimim i plotë: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë:  2997 testime, 321 të shëruar, 562 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjenën vetjake. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 2997 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 562 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

172 raste në Tiranë, 41 në Vlorë, 37 në Durrës, 25 në Shkodër, 21 në Sarandë, 20 në Lushnje, 19 në Kurbin, 18 në Krujë, 17 në Lezhë, nga 16 raste në Fier, Kamëz, 15 në Kavajë, 14 në Berat, 12 në Dibër, 11 në Elbasan, 9 në Divjakë, 7 në Mat, nga 6 raste në Kukës, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Kuçovë, Vorë, 5 në Cerrik, nga 4 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë, nga 3 raste në Has, Pogradec, Vau i Dejës, Selenicë, Patos, nga 2 raste në Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Korçë, Devoll, Malësi e Madhe, Shijak, Skrapar, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,648 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 8 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Hasi, të moshave 72-86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (10 Janar 2021) Raste të reja ditore  562 Të shëruar në 24 orë 321 Të shtruar në spitale 274 Humbje jete në 24 orë 8 persona, Testime ditore 2997 Testime totale  291,804 Raste pozitive  63,595 Raste të shëruara  37,648 Raste Aktive 24,706 Humbje jete   1241 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë   14275 Fier   1805 Shkodër 1336 Durrës  1303 Lezhë 1003 Vlorë1004 Korçë  902 Elbasan    901 Berat  811 Dibër  520 Gjirokastër 444 Kukës 402

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME