Categories Lajme

43-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Fierit/ Familja akuza mjekëve: S’iu dha ndihma e duhur mjekësore

Vdes në spitalin rajonal të Fierit, Besnik Ramaj. Familjarët e tij, akuzojnë stafin e spitalit për mosdhënie të ndihmës së parë. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë dhe familja akuzon edhe Policinë e Shtetit për fshehje të ngjarjes. Denoncimi bëhet nga avokati Kujtim Cakrani, i cili në një video në Facebook, bën me dije se do kallëzohet penalisht stafi i spitalit të Fierit.

“Vdiq, kishte dhe gruan me vete. U rrëzua, vajti me vrap në urgjencë. Ka një hile këtu brenda. Të japin diagnozën, pse të thonë u rrëzua, u godit. Të dalë e vërteta. Djali nuk u vra, nuk ra asgjëkundi. Është manipulim. Arsyet sepse e bëjnë, besoj se e bëjnë për të ruajtur veten e tyre.”-Familjarët e Besnik Ramajt

Ndërkohë që ende nuk ka një version zyrtar nga spitali i Fierit dhe Policia e Shtetit për rrethanat e vdekjes së Besnik Ramajt, 43 vjec.

Postimi i plotë i avokatit Kujtim Cakrani:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME