Categories Lajme

47-vjeçari humbi jetën pasi po kryente marrëdhënie seksuale, zbardhet dëshmia e gruas që ishte me të: I thashë të merrnim ambulancën, por…

Detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 47 vjeçari Ç. M., dhe u arrestua 37 vjeçarja V. Sh.

Burime nga policia kanë bërë me dije se viktima punonte në një fast food në qytetin e Korçës. E arrestuara nga Librazhdi, jetonte me bashkëshortin e saj në një shtëpi me qira në Korçë. Të dy janë takuar në lagjen 10 të qytetit, në një rrugë dytësore ku kanë qenë duke kryer marrëdhënie seksuale ndërsa viktima nuk është ndjerë mirë dhe ka shfaqur simptoma (të vjella dhe rrjedhje gjaku nga hundët).

Grupi hetimor pas dërgimit të trupit të viktimës në morg, ka marrë telefonin e tij për këqyrje, ku janë hasur me bisedën e fundit që kishte me 37 vjeçaren, duke identifikuar kështu personin që ishte brenda mjetit. Pasi polici bëri identifikimin e 37-vjeçares, ata e shoqëruan pranë drejtorisë vendore të policisë Korçë për ta pyetur në lidhje me ngjarjen.

Sipas dëshmisë të siguruar nga grupi hetimor, 37 vjeçarja i ka thënë viktimës se duhet të lajmëronin ambulancën sapo ai shfaqi probleme shëndetësore, por ai nuk e ka lejuar. Më pas, sipas saj, ajo është larguar në shtëpi duke i thënë se e pret bashkëshorti. Këto ishin fjalët që e arrestuara dha në polici ndërkohë që sipas grupit hetimor në momentin e parë të njohjes me ngjarjen, viktima është gjetur gjysmë i zhveshur dhe në një dorë kishte një kartmonedhë 500 lekëshe (të reja), çka konfirmon atë që policia ka dhënë në një komunikim zyrtar për ushtrimin e prostitucionit nga ana e 37 vjeçares.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME