Categories Lajme

“ 49-vjeçari hyn i lidhur në Komisariatin i Kukësit dhe më pas ndërron jetë aty ”

Pasditen e 3 dhjetorit në media u publikua lajmi se shtetasi Medi Gjuni, nga Kukësi ndërroi jetë në ambientet e paraburgimit të këtij qyteti, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë sëmundja e epilepsisë, që mendohet ta ketë pasur viktima.

Lidhur me këtë ngjarje ish-kryeministri Sali Berisha referuar mesazhit të qytetarit digjital shkruan se kjo është një tjetër vrasje shtetërore.

Qytetari i quajtur Arben Mema shkruan se Medi Gjuni, 49 vjeç u arrestua në datën 31 për dhunë në familje dhe me datë 2 doli i vdekur, por që sipas tij kjo ngjarje është mbyllur nga policia dhe familjarët nuk guxojnë që ta ndjekin nga frika.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Nje vrasje tjeter shteterore!
Hyn ne narkokomisariatin e Kukesit i lidhur dhe del qe andej i vdekur! sb
“Miredita Doktorr Berisha
Jam Arben Mema Nga kukuesi Dua te tregoj nje ngjarje qe ka ndodh me dat 02.01.2019 Ku u arrestua per dhune ne familje nje person Me 31 dhjetor mbas ores 22:00 Me dat 2 ka dal i vdekur nga komisariati I Kuksit Mbas ekspertizezs doli qe ishte vetvarje dhe per kete ngjarje nuk esht shqetesuar asnje njeri dhe kjo si ngjarje eshte mbyllur
Te afermit e ati personi kane frike ta ndjekin kete ngjarje prej policise
Emri i keti personi eshte:
Medi Gjuni 49vjeç Nga fshati Kalimash banues ne Kukes
Me Rrespekte Arben Mema.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME