Categories Sport

5 zëvendësime brenda ndeshjes deri në vitin 2021

Skuadra mund të bëjnë 5 zëvendësime gjatë këtij sezoni nëse kampionatet do të rifillojnë. Propozimi është pranuar nga FIFA, që e ka lejuar për shkak të pandemisë së Covid-19. Ky rregull do të jetë i përkohshëm deri në fund të vitit 2021. Një zëdhënës i FIFA-s tha për BBC Sport se “shëndeti vjen i pari” dhe asnjë kompeticion nuk është “më me vlerë se rrezikimi i një jete të vetme njerëzore”.

“Futbolli duhet të rifillojë vetëm kur autoritetet shëndetësore dhe qeveritë të thonë se është një situatë e sigurt për rifillimin. Siguria e lojtarëve është një nga prioritetet kryesore të FIFA-s. Një shqetësim në këtë drejtim është se frekuenca më e lartë se normale e ndeshjeve mund të rrisë rrezikun e dëmtimeve të mundshme për shkak të mbingarkesës së lojtarit”. Propozimi do të duhet të miratohet nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (Ifab). Nëse IFAB do përgjigjet pozitivisht, ky rregull i ri do të jetë në të mirë të shëndetit të futbollistëve.

Si do të funksionojë? Në kompeticionet ku lejohen aktualisht më pak se pesë zëvendësime, skuadrat mund të përdorin deri në pesë zëvendësime gjatë ndeshjes. Pesë zëvendësimet do të jenë të lejueshme, me maksimumin tre brenda një pjese lojeMundësia e një zëvendësimi të gjashtë shtesë gjatë kohës shtesë do të mbetet.Ky rregull do të jetë i disponueshëm edhe për Kombëtaret deri më 31 dhjetor 2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME