Categories Kuriozitete

50 vite më pas, çifti gjen foton e takimit nga festivali më i famshëm në histori

Për 50 vite, Xhudi dhe Xheri Grifin u kanë treguar miqve dhe familjarëve se si ishin njohur në festivalin e Udstok në vitin 1969, që ditë e parë që u hap, dhe që atëherë kanë qenë gjithnjë bashkë.  I vetmi pendim që kishin: mungesa e një prove reale për përrallën e bukur që tregonin. Por 50 vite më pas, fati u troket në derë dhe fare rastësisht gjejnë foton që ua kishte bërë dikush tjetër para 50 vitesh.

Festivali i Udstokut festoi 50 vjetorin më 15 Gusht të vitit 2019. Pasi u hap, ai mori përmasa të stërmëdha, duke mbledhur jashtëzakonisht shumë dashamirës të muzikës, e duke u bërë kështu festivali më i famshëm në histori. Të rinjtë mblidheshin për ditë të tëra në fushën e madhe, rrinin në tenda, duke ngrënë e duke pirë shumë pak, vetëm për të dëgjuar grupet e tyre të preferuara dhe për t’ia kaluar mirë me shoqërinë.

Xhudi, sot 71 vjeçe, e takoi Xherin pikërisht në ditën e parë të këtij festivali, kur makina e saj u prish rreth 150 km larg koncertit. Ajo dhe dy të njohur vendosën të shkojnë me autostop.

Xheri dhe miqtë e tij ndaluan me makinën e tyre dhe Xhudi kishte pranuar të ngjitej pasi kishte parë një vajzë tjetër brenda në makinë, ndaj ishte ndier më e sigurt. 72-vjeçari Xheri thotë që u ndie me fat kur në makinë hipi Xhudi, pasi ai kishte tentë me vete, ndërsa ajo jo, dhe mund ta ftonte që të njiheshin më mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME