Categories Kuriozitete

50 vite pa patentë, policia e zbuloi vetëm pasi 77 vjeçarja pësoi aksident

Për gjysmë shekulli e drejtoi veturën e saj pa pasur patentë dhe gjatë kësaj periudhe kaq të gjatë askush nuk e ndaloi. Sekreti i saj qëndroi për 50 vjet, deri në momentin kur gjatë një aksidenti banal, forcat e policisë zbuluan të vërtetën.

77-vjeçarja nga Pravisdomini i Italisë nuk ka pasur kurrë një patentë dhe për këtë arsye gjoba ishte e rëndë; 5000 euro dhe sekuestrim i mjetit. Epilogu i “karrierës” së gjatë pa leje drejtimi erdhi në një rrugë në provincën e Treviso. Gjyshja po drejtonte një makinë “station wagon” dhe po qëndronte në trafik, pa pritur një tjetër mjet vjen nga pas dhe e godet dhe vetura e 77-vjeçares prek atë që kishte para. Ky aksident ishte “fatal” për zbulimin e sekretit të saj.

Agjentët e policisë lokale në vendngjarje, i kërkuan të moshuarës, patentën, por ajo u justifikua se e kishte harruar në shtëpi. Pas disa verifikimeve të shpejta në serverin kombëtar, rezultoi se ajo nuk e kishte pasur kurrë një leje drejtimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME