Shkruan: Çlirim HOXHA
Abstrakt
U përpoqën shumë për ta zhbërë kombin tonë, për ta zhdukur atë nga faqja e dheut, për ta asimiluar, për ta fshirë nga kujtesa e kombeve, për ta vdekur atë, por nuk ja dolën dot. Ai mbijetojë dhe jeton sot në gojën, në zemrat, në ndjenjat, në gjakun dhe shpirtin e mbi 15 milion shqiptarëve kudo në botë. Zjarri dhe hekuri i derdhur kundër shqiptarëve, tregoi se rrënjët e tyre ishin shumë të lashta dhe të thella dhe nuk mund të shkuleshin, nuk mund të shkriheshin, nuk mund të fshiheshin, pasi ishte populli i zanafillës mbi të cilin lindën, u formuan dhe u përhapën me dhjetëra popuj në mbarë botën. Cila ishte raca e parë që vuri këmbët mbi tokë? E kam fjalën për njeriun e parë që i përkiste dhe i përket epokës tonë, asaj të peshkut që i bie të jetë e pesta e civilizimeve që kanë banuar në këtë planet qysh nga agimet njerëzore këtu e 587 mijë vjet më parë.
Le ta nisim këtë temë “Në kërkim të Dodonës pellazgjike” për të parë se ku gjendet ajo dhe studimet e autorëve të shumtë mbi vendndodhjen e saj. Këta autor japin versione të ndryshme mbi vendndodhjen e Dodonës, sipas studimeve apo këndvështrimeve të tyre shkencore. Pikërisht ky është qëllimi i studimit tim, që të nxjerr në dritë një të vërtetë, ose të paktën të prezantoi përpara jush mendimin e gjithsecilit studiues të Dodonës, me qëllim nxitjen e qarqeve shkencore akademike të Shqipërisë dhe Kosovës për të ndërmarrë ekspedita të përbashkëta, ku të përfshihen e dhe anëtar të Qendrës së Studimeve Pellazgjike për të gjetur vendndodhjen e saktë të Dodonës pellazgjike.
Që nga viti 1875 kur Kostandin Karapano i nxitur nga Ismail bej Vlora nisi kërkimet mbi gjetjen dhe zbulimin e Dodonës e deri në ditët tona, shumë ide dhe hipoteza janë hedhur mbi vendndodhjen e Dodonës së lashtë, por askush nuk ka hedhur idenë e bashkimit të përpjekjeve për të gjetur dhe përcaktuar shkencërisht vendndodhjen e saktë të Dodonës pellazgjike. Madje asnjëra nga Akademitë e shkencave apo institucionet e tjera shkencore të Shqipërisë dhe Kosovës nuk kanë mundur të organizojnë një simpozium ndërkombëtar kushtuar Dodonës së lashtë, e cila na flet përmes shekujve dhe na fton ta gjejmë dhe ta ringremë si një nga faltoret më gjeniale, si një nga selitë më të shenjta të kombit tonë të lashtë.
Histori i lashtë.
Studim mbi hipotezat e autorëve të ndryshëm mbi vendodhjen e Dodonës.
Punimi
“Në kërkim të Dodonës Pellazgjike”
Dodona është mbajtur në shekuj si kryeselia e shenjtë e Pellazgëve të lashtë, si faltorja e Zeusit. Themelimi i Dodonës zë fill rreth 5000 vjet përpara Krishtit. Gjurmët e gërmadhave të saj gjenden sot rreth 15 km në verilindje të fshatit Kastricë (muret rrethuese të të cilës arrijnë në rreth 300 m), kurse në jug zgjaten pranë Asprohalikos, Ajeo Jeorgos, Pantanasës, Korinopulos etj., pra në afërsi të Janinës.
Gjetjet e gërmadhave të Dodonës u vërtetuan edhe nga një ekspeditë antropologjike franceze, e cila në vitin 1962 ndërmori kërkime në atë zonë, duke na dhënë fakte të reja mbi autoktoninë e të parëve tanë pellazg. Fama e Dodonës dhe e Lisit të saj magjik ishte përhapur në të gjithë botën e asaj kohe.
Një gojëdhënë e lashtë ilire thotë se, nën lisin e madh të Dodonës u ndërtua varri i Zotit Zeus, i cili u bë vend pelegrinazhi për mbarë botën. Përqark Lisit magjik dhe varrit të Zeusit u ndërtua Orakulli i famshëm, i cili ruhej me fanatizëm nga Donetinët e Molosëve. Vet Herodoti tregoi gojëdhënat që dëgjoi në Dodonë mbi themelimin e faltores së Zotit Pellazg, ku një pëllumb kishte qëndruar mbi degën e lisit dhe me zë njeriu kishte thënë se, në atë vend duhej ngritur një orakull për Zeusin.
Kanë kaluar mijëra vjet nga dita kur më 435 pas.K, Teodosi i II Perandor i Lindjes, urdhëroi shuarjen e përhershme të Dodonës pellazge, si një vatër e rëndësishme e zjarrit pagan dhe shndërrimin e saj në një nyje të krishterimit, kur fillimisht vandalët dhe më pas Totila (551) me barbarët ostrogotë, të pasuar nga hordhitë bullgare, etj, e fshinë nga faqja e dheut Dodonën e shenjtë, kryeqendrën evropiane të pellazgëve – popullit më të lashtë të kontinentit dhe Mesdheut.
Simbol nga Orakulli antik i Dodonës
Studimi absolut i pemës së Lisit, e cila jo pa arsye ishte quajtur e shenjtë dhe kurorëzuese e shumë fitoreve, nuk do të rrinte pa ngacmuar krishterimin e ri, i cili që të ngrinte kokë duhej ta asgjësonte këtë pemë, duke kërkuar ta shkulte atë me rrënjë. Ata mendonin se ajo do të humbte vetinë e saj të shenjtë dhe do ti shpëtoje hakmarrjes së saj.
Por t’i shpëtosh pemës së shenjtë të lisit nuk është dhe aq e lehtë, edhe pse atë e shkulën me rrënjë, ajo përsëri vazhdon të jetojë thellë në zemrat e besimtarëve të Dodonës mëmë, ndaj dhe varrmihësit numër një të saj do të merrnin përgjigje nga orakulli i famshëm mbi fundin e ditëve që do t’u vinte në mijëvjeçarin e ri.
Lis shekullor
Të pabesët, ardhacakët afro-aziatik bënë të gjithë përpjekjet për ta çrrënjosur simbolin shpirtëror të pellazgëve nga ajo tokë. Ata derdhën zjarr dhe hekur duke e shkulur nga rrënjët lisin e shenjtë, pasi besonin se me zhdukjen e lisit të shenjtë do të zhduknin edhe farën e parë që e mbolli atë, që e rriti dhe e ushqeu shpirtërisht, duke i dhënë atributet e një shenjti, e një profeti të racës më të vjetër të planetit, zbritur nga yjet.
Faktet dhe gojëdhënat janë të shumta për Dodonën pellazgjike, vendndodhjen dhe bëmat e saj të famshme. Straboni na dëshmon se, Dodona dhe zona rreth saj ishin shumë pjellore dhe në të shumtën e rasteve merreshin dy prodhime bujqësore në vit. Nëse kjo gjë do të krahasohej me Dodonën e sotme, do të themi pa frikë që është lënë qëllimisht në harresë dhe është një nga zonat më të varfra të Greqisë së sotme.
vijon në pjesën e dytë
