Rreth 500 qytetarë u mblodhën sot në Sarandë, në takimin përmbyllës elektoral të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Ardit Bido.
Takimi u zhvillua në lagjen ku kandidati ka kaluar fëmijërinë dhe u kthye në një moment reflektimi për rrugëtimin politik të fushatës, por edhe për vizionin e tij për të ardhmen e zonës.
Mes entuziazmit të pjesëmarrësve dhe përshëndetjeve të shumta, Bido ritheksoi se përfaqësimi nuk është thjesht një mandat, por një angazhim i përditshëm për të qenë pranë qytetarëve dhe për të sjellë zgjidhje reale për nevojat e komunitetit. Kandidati shprehu falënderime për mbështetjen gjatë gjithë fushatës dhe theksoi rëndësinë e 11 majit si një ditë vendimtare për të ndërtuar një përfaqësim të denjë për Sarandën dhe gjithë qarkun e Vlorës.










