Categories Lajme

52 vjeçari u gjet i pajetë pranë gurores në Elbasan, vëllai: Është bërë krim!

Gjina Biba është 52-vjeçari i cili u gjet i vdekur ditën e sotme në Elbasan, pasi ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij. Biba u gjet pa jetë në zonën e quajtur “Gurrorja”, ndërsa sipas dyshimeve të para, policia tha se ai ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia. Megjithatë, familjarët e tij tregojnë një version tjetër, teksa ngrenë akuza se 52-vjeçari është masakruar nga punonjësit e gurores.

Viktor Biba ka deklaruar se dyshon që vëllai i tij është masakruar nga punonjësit e gurores dhe më pas ishte hedhur nga lartësia. Ai hodhi poshtë pretendimet se i vëllai ishte i alkoolizuar, duke thënë se nuk e tepronte me pijen. Më tej ai shtoi se do të hidhte në gjyq punonjësit e gurores tek të cilët dyshonte.

“Na kanë thënë tek puna se kishte ardhur në shtëpi por kur shkuam në shtëpi nuk e gjetëm. Është gjetur 200 metra larg vendit të punës, i masakruar. Këtë e kanë bërë vetëm punonjësit që kanë punuar me të të cilët do t’i hedh në gjyq. Këtu është bërë një krim sepse ai është masakruar”-tha ndër të tjera, Viktor Biba.

Viktima banonte në Tiranë, ndërsa punonte në një gurore të Elbasanit, në fshatin Letan ku është gjetur i vdekur ditën e sotme, pas dy ditëve kërkimesh nga të afërmit e tij. Ai është gjetur i pajetë në afërsi të tunelit të Letanit në Elbasan ku punonte në një gurore. Sipas njoftimit të policisë, i ndjeri, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një lartësi e konsiderueshme dhe për pasojë ka humbur jetën. “Rreth orës 10:30, në fshatin Letan, në vendin e quajtur “Gurorja”, është gjetur i pajetë shtetasi Gj. B., 52 vjeç, banues në Tiranë. Paraprakisht, dyshohet se 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën”– thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME