Categories Lajme

Lekë, mijëra euro dhe bizhuteri, arrestohet “skifteri” në Tiranë, grabiti 4 shtëpi

Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë gjatë vitit 2022, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në 4 banesa. Sipas bluve, Sergeto Turullaj ka vjedhur para, mijëra euro, bizhuteri dhe aparate celularë të shumtë. Ndërkohë, policia po vijon punën për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Houses”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1. Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste të vjedhjeve në banesa, të shumave të ndryshme parash dhe sendeve me vlerë, të ndodhura gjatë vitit 2022.

Vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1., organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Houses”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

– S. T., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

32-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë (punohet për identifikimin e tyre), gjatë vitit 2022, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në disa banesa, në Tiranë, konkretisht:

– Më datë 27.10.2022, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se ka vjedhur në një banesë, 30 000 lekë të rinj dhe disa bizhuteri;

– Më datë 30.10.2022, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases Sh. M., një shumë parash, dy ora dore dhe dy aparate celulare;

– Më datë 16.11.2022, në rrugën “Abraham Linkoln”, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit M. M., 15 000 euro, 150 000 lekë të rinj dhe bizhuteri;

– Më datë 27.12.2022, në rrugën “Marie Kraja”, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit R. F., një shumë parash dhe disa bizhuteri. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur në mbarë botën si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME