Categories Lajme

57-vjeçari në Kakavijë merr para policët me “Kawasaki”! Efektivët i sekuestrojnë mbi 20 mijë euro shqiptarit që vinte nga Athina

Një incident është regjistruar në pikën kufitare të Kakavijës duke lënë të lënduar një efektiv policie.

Policia ka konstatuar një 57-vjeçar me motoçikletë dhe i kanë bërë thirrje atij që të ndalonte por ai ka tentuar të largohet me shpejtësi duke i shkaktuar lëndime njërit prej tyre.

“Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin Th. K., 57-vjeç, rezident në Greqi, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 20.08.2022, ka hyrë në RSH në mënyrë të paligjshme, nga kufiri i gjelbër në PKK Kakavijë. 57-vjeçari, i cili ishte duke drejtuar motomjetin tip “Kawasaki”, është konstatuar nga punonjësit e Policisë Kufitare, të cilët i kanë komunikuar se do të shoqërohej për veprime të mëtejshme procedurale.  Shtetasi Th. K., ka kundështuar punonjësit e Policisë dhe është larguar me shpejtësi me motomjet duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, njëri prej të cilëve ka marrë dëmtime të lehta.

Menjëherë nga shërbimet e DVKM Gjirokastër është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi i 57-vjeçarit, i cili nuk ka pasur as dokumentacionin e nevojshëm, për drejtim të motomjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë gjatë kontrolleve është ndaluar një shqiptar që vinte nga Athina me një shumë parash të padeklaruar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, krahas masave të ndërmarra për menaxhimin e fluksit të shtuar të levizjes gjatë sezonit turistik, kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive.

Bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin B. Z.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit B. Z., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 14.400 euro dhe 1 165 000 lekë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. Z., 49 vjeç, rezident në Athinë, Greqi, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME