Categories Lajme

6-7% e kryeqytetasve imunë ndaj covid

Epidemiologu Ilir Alimehmeti komentoi studimin e publikuar ditën e djeshme nga Akademia e Shkencave. Sipas ASH 6-7% e qytetarëve të Tiranës kanë fituar imunitet nga Covid-19. Ndërsa Alimehmeti thotë se këto të dhëna janë një lajm i mirë, pasi tregon se virusi ka qarkulluar më gjerë në krahasim me çfarë kemi parë ne. Epidemiologu thekson se jemi të ngjashëm me situatën në Bergamo. Ndonëse, të dhënat ende nuk janë të plota, sipas tij nëse janë reale vdekshmëria nga infeksioni është shumë herë më e ulët në krahasim se çfarë u tha nga OBSH në fillim. Madje siç thotë ai me të dhënat e reja, ndoshta vdekshmëria ulet në 0.1 %, dhe për epidemiologun kjo është e ngjashme me gripin sezonal.

Është një studim nga akademia e shkencave që e thotë 6-7 % nuk ka dalë ende raporti i plotë për të kuptuar saktë kujt i referohet fiks. Përderisa të dhenta janë zyrtare flasim për qarkun Tiranës rezulton kjo shifër, mund të jetë edhe më e vogël. Dimë që jo i gjithë qarku ka të njëjtën dendësi popullate. Mund të jetë më i vogël numri absolut, por ai relativ është shumë më i madh

Është lajm i mirë sepse tregon se virusi ka qarkulluar më gjerë në krahasim me çfarë kemi parë ne. Jemi të ngjashëm me situatën e Bergamos. Pak a shumë 1 me 46. E njëjta gjë ka ndodhur në Bergamo. Këtë vdekshmëri që kemi, por prapë nuk është në kuadrin e shifrës totale. Edhe vdekshmëria nga infeksioni është shumë herë më e ulët në krahasim se çfarë u tha nga OBSH në fillim thoshte 3.4%. Të dhënat tona epidemiologjike flasin për qarkun e Tiranës për 4.8%. ndërkohë, që me të dhënat e reja ndoshta kjo ulet në 0.1 %. Në këtë koncept është një shifër e mirë. Në konceptin tjetër tregon që virusi transmetohet gjerësiosht. Ky është studim seroprevalence, që do të thotë se është për rastet e 1 muaj para se duan deri në 3 javë që antitrupat te krijohen. Sot jemi më lart se kjo shifër”, deklaroi ai. I pyetur për imunitetin e tufës, Alimehmeti tha se është shumë e vështirë ta arrijmë dhe madje është hequr si koncept se mund të na shpëtojë. “Imuniteti i tufës është një kalkulim që vjen. Zor që e arrijmë, jemi larg. Nuk ka pothuajse asnjë shtet që është afër. Imuniteti i tufës është hequr si koncept që mund të na shpëtonte. Ndoshta, vetëm Bergamo e ka arritur. Por gjithçka po investohet tek vaksina. Nëse e shohim që këto shifra janë reale dhe shohim  se kemi një vdekshmëri 0.1% pra 1 për 1 mijë vetë, kjo i ngjan shumë gripit sezonal”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME