Categories Lajme

39 raste në Vlorë dhe 1 qytetar nga Vlora humb betejën, 660 raste të reja dhe 5 humbje jete

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 660 raste të reja me koronavirus nga 3695 testime në të kryera në total. Sipas MSH nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me COVID 5 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1261.

Konkretisht kanë ndërruar jetë nga COVID:  3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 48-74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Në 24 orët e fundit janë shëruar 386 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,246 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 250 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 34 raste në Kurbin, 33 raste në Durrës dhe Lushnje, 26 raste në Kavajë, 23 raste në Krujë, 22 raste në Berat, 19 raste në Fier, 17 raste në Kamëz, 16 raste në Sarandë, 11 raste në Shkodër dhe Mat, 10 raste në Lezhë, Ura Vajgurore, 8 raste në Librazhd, Klos, Gramsh, 7 raste në Prrenjas, 6 raste në Mirditë, Shijak, Vorë, 5 raste në Pogradec dhe Kuçovë, Mallakastër, 4 raste në Korçë, Rrogozhinë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Divjakë, Dibër, Skrapar, 2 raste në Elbasan, Tropojë, Belsh, Patos, Cërrik, Poliçan, 1 rast në, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Selenicë, Malësi e Madhe, Libohovë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID”, thuhet në njoftim.

COVID-19 – Statistika (14 Janar 2021) Raste të reja ditore 660 Të shëruar në 24 orë 386 Të shtruar në spitale 271 Humbje jete në 24 orë 5 Testime ditore 3695 Testime totale 304,108 Raste pozitive 65,994 Raste të shëruara 39,246 Raste Aktive 25,487 Humbje jete 1261

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 14720 Fier 1846 Shkodër 1388 Durrës 1390 Lezhë 1023 Vlorë 1032 Korçë 933 Elbasan 966 Berat 827 Dibër 528 Gjirokastër 463 Kukës 371.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME