Categories Lajme

PS-LSI koalicion pas zgjedhjeve? Mustafaj kujton gabimin e 2017-ës

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të shkojnë me dy lista në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa marrëveshjes i mungojnë vetëm firmat, dy partitë e kanë argumentuar se kjo është mënyra më e mirë për të maksimalizuar votat. I ftuar në studion e ABC, me Endri Xhafon, ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka komentuar këto zhvillime nga ana e opozitës.

I pyetur për surpriza pas zgjedhjeve se nëse PS del forcë e parë mund të ketë një koalicion me LSI, Mustafaj nuk e sheh si mundësi duke iu referuar marrëdhënies së Monika Kryemadhit me kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu ai përjashton edhe mundësinë e një koalicioni PS-PD.

Ish-ministri theksoi se opozita ndonëse me dy lista duhet ta ketë të qartë me kë e ka betejën. Sipas tij nëse PD me aleatët që do ketë në listë dhe LSI do të bëjnë luftë me njëri-tjetrin, do të jetë në avantazh të PS. Mustafaj nuk heziton të përmendë edhe gabimin e Lulzim Bashës, siç thotë ai në zgjedhjet e 2017-ës, ku asokohe sulmonte LSI-në.

 “Nëse PD me aleatët që do ketë në listë dhe LSI do të bëjnë luftë me njëri-tjetrin, do të jetë në avantazh të PS. Nëse e kanë kuptuar që ai gabim që u bë në 2017, ku Basha sulmoi LSI besoj se këtë herë një gabim i tillë nuk do bëhet më. Mesa kam dëgjuar LSI në qarqe të tilla do bëjë thirrje të votojnë listën e PD”, tha ai.

Pjesë nga intervista:

Endri Xhafo: Duke qenë se opozita e bashkuar nuk është më formalisht, kemi një kontratë, nëse PS del forcë e parë dhe LSI ka mjaftueshëm për të bërë qeverinë, shihni një lëvizje?

Besnik Mustafaj: Në politikë është ‘kurrë mos thuaj kurrë’. Eksperienca më ka bërë që të mos them kurrë ‘jo’ përfundimtare. Nuk ka marrëveshje të pashkelshme. Unë besoj se marrëdhëniet që kanë LSI me PS, Rama me Kryemadhin…Unë besoj se Edi Rama nuk ka skrupuj që t’ja propozojë LSI

Endri Xhafo: Ju vutë marrëdhëniet, unë po ju them më e kollajtë është një koalicion PS-PD

Besnik Mustafaj: Është i pamundur në të dyja rastet. Unë nuk po them se s’mund të ketë oferta. Unë thashë se mund të ketë oferta nga Edi Rama. Por besoj se as Kryemadhi dhe as Basha…Nuk ka pasur frustracione morale të këtij niveli siç ka në Shqipëri. g.v/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME