Categories Lajme

68 mln lekë për koncesionin e Triportit, hapet tenderi për monitorimin e zbatimit të kontratës

Mbikëqyrja dhe monitorimi i zbatimit të kontratës koncesionare për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë pritet të kushtojnë rreth 68 mln lekë. Ministria e Infratsrukturës dhe Energjisë ka hapur tenderin për kontraktimin e një inxhinieri të pavarur, që të ofrojë ekspertizë në të gjitha fushat e koncesionit, pa përjashtim.

Sipas dokumenteve të tenderit, do të duhet që çdo aspekt i ecurisë së Koncesionit t’i nënshtrohet certifikimit në bazë të sistemeve të cilësisë dhe auditimit të rezultateve. Kontrata e partneritetit publik privat (PPP) për portin e Triportit u miratua nga qeveria në maj të vitit të kaluar, ndërkohë që zbatimi i saj do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 59.29 mln euro, pa TVSH. Kontrata ka një kohëzgjatje 10 – vjeçare, ndërsa referuar tabelës së pagesave nga Autoriteti Kontraktor, që është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, disbursimi nga buxheti i shtetit do të nisë në vitin e 4 të kontratës, teksa çdo vit konsorciumit do t’i paguhet vlera prej 8.47 mln euro.

Porti i Integruar në Triport, Vlorë po ndërtohet në portin ekzistues të peshkimit të këtij qyteti që quhet “Triport”. Ai ishte i ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e brendshme ofronte kapacitete për shërbimin e anijeve të peshkimit. Ndërkohë që, pjesa e jashtme ishte hapësirë e fituar pas ndërtimit të një dallgëthyesi. Në zbatim të Vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit në këtë port do të transferohen nga Porti i Vlorës edhe dy shërbime të tjera të cilat janë: Transporti ndërkombëtar i pasagjerëve dhe automjeteve dhe transporti kombëtar e ndërkombëtar i mallrave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME