Categories Kuriozitete

68-vjeçarja nga Belgjika gjen të dashur më të ri në moshë

Një burrë nga Gambia i cili mori së fundmi €70,000 nga gruaja e tij nga Belgjika, thotë se ka blerë një tokë për të ndërtuar shtëpi e madje ka zgjedhur edhe vendin e varrosjes së gruas së tij të moshuar evropiane.

Mediat britanike raportojnë se Gambia është kthyer së fundmi në një epiqendër të “turizmit të seksit” ku gra të moshuara evropiane shkojnë për të njohur djem të rinj afrikanë. Një dokumentar i rrjetit britanik Channel 4 i quajtur ‘S*x on the Beach’ eksploron fenomenin, duke dërguar një gazetar që interviston dashnorin 32-vjeçar Alka.

Në një prej sekuencave ai i tregon gazetarit britanik tokën që ka blerë dhe shtëpinë “me pishinë” që po ndërton aty. Kur u pyet nëse ishte i shqetësuar për problemet shëndetësore të gruas së tij të moshuar belge Francoise, Alka thotë se është i gatshëm të kujdeset për të:

“Sigurisht që jam gati për këtë. Dua që ajo të vdesë në krahët e mia. Unë do t’i them asaj ‘do të të varros këtu’”, dhe tregon me dorë nga një hapësirë në kopësht duke thënë: “Ajo do që të vdesë aty.”

Përveç 70 000 eurove Alka merr gjithashtu çdo muaj €300 nga Francoise si “para për ushqim”. Çifti u martuan në një ceremoni në Gambia gjatë pandemisë së koronavirusit dhe shpërndanë një sekuencë nga ceremoia për mediat.

Alka thotë se fillimisht besonte se gruaja e tij ishte 85 vjeçe, por më vonë ajo i kishte treguar në një video-telefonatë se ishte në fakt 68. Në një tjetër skenë ai shpjegon: “Ndoshta harrova t’ju tregoj. Ne në Gambia, nuk e vrasim mendjen për moshën. Mosha është vetëm një numër, e ke parasysh … “

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME