Categories Lajme

69 shqiptarë u gjetën në pesharexhë pasi donin të hynin në Britani

Shqiptarët janë kthyer sërish në lajmin kryesor të mediave britanike. “DailyMail” ka publikuar një artikull ekskluziv lidhur me një prej rasteve më të mëdha të emigracionit klandestin, pasi 69 shqiptarë janë gjetur brenda një peshkarexhe. Pasi ka marrë informacione se çfarë po ndodhte në ujërat territorialë të Britanisë së Madhe, një ekip nga Ministria e Mbrojtes ka ndërhyrë duke prangosur gjithë ata që ka gjetur në bordin e anijes. Të gjithë shqiptarët, kanë dalë para Gjykatës, ku falë një vakumi ligjor janë shpallur të pafajshëm. Sipas ligjeve britanike, hyrje e paligjshme në shtet konsiderohet kur zbret nga anija apo varka në të cilën ke mbërritur në vend. Në rastin e shqiptarëve kjo shkelje nuk kishte ndodhur. Peshkarexha, e quajtur Svanic, e cila ishte nisur nga Belgjika. Anija u shoqërua në Harwich në Essex duke hyrë në histori si një nga rastet më të mëdha të emigracionit të paligjshëm të zbuluar ndonjëherë. Por Gjykata nuk mendon kështu.

Falë hapësirës ligjore në Britani, 69 shqiptarë janë lënë të lirë. Këta të fundit u arrestuan një muaj më parë pasi u gjetën të fshehur në një peshkarexhë, në një aksion që përfshiu Agjencinë Kombëtare të Krimit, policinë dhe Forcën Kufitare. Por planet për t’i ndjekur penalisht ata për hyrjen e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar tani janë braktisur sepse kur u arrestuan, ata ende nuk kishin shkelur në tokën Britanike – një kriter kyç sipas ligjit. Zëdhënësi i migracionit në Britani, i cili bën fushata për kontrolle më të ashpra kufitare, është shprehur: ‘Cili është qëllimi i operacioneve të hollësishme për të ndërmarrë veprime kundër hyrjes ilegale nëse procesi ligjor do të ndërpritet në mënyrë kaq spektakolare?

Një dështim i kësaj shkalle vetëm do të inkurajojë migrantët e tjerë që të bëjnë të njëjtën gjë për të kaluar në “Kanal”. Një burim nga Forca Kufitare tha: Është një parim themelor që një shtetas i huaj duhet të ketë shkelur në këtë vend për t’u akuzuar për hyrje të paligjshme.

Kjo vepër duhet të jetë ‘bukë dhe gjalpë’ për oficerët e imigracionit. Ministria e Brendshme tha se çështjet e emigracionit të shqiptarëve tani do të trajtohen dhe ‘veprimi i largimit do të ndiqet’ për ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Gruaja e një prej migrantëve tha për “Mail” se ajo ishte ‘shumë e lumtur’ që akuzat ishin hequr dhe ajo shpresonte se bashkëshorti i saj do të ishte në gjendje të jetonte i lirë në Britani. Ndërkohë që ndjekjet penale ndaj tre anëtarëve të ekuipazhit – një letonez dhe dy ukrainas – do të vazhdojnë. Nga ana tjetër ministria e Brendshme u shpreh e ‘zhgënjyer’ me vendimin.

Ana Maria Ajazi, 34 vjeç, burri i së cilës (Taulanti) ishte fshehur në anije dhe ishte mbajtur në Qendrën e Largimit të Imigracionit në Yarl, tha se: Unë jam shumë e lumtur kur dëgjova këtë lajm. Shpresoj që së shpejti ta lirojnë. Jam e zemëruar prej gabimit sepse ai ka ndenjur në burg për gati një muaj. Zonja Ajazi, e cila është aktualisht në Rumani, shtoi: ‘Shpresoj që të gjithë të lirohen me dokumentacione në mënyrë që të jetojnë të lirë.’
“Është e drejta jonë njerëzore të jemi në gjendje të vijmë këtu me familjet tona. Jeta jonë është në rrezik në vendin tonë për shkak të borxheve tona. Ne folëm me avokat
ët. Është e drejta jonë të jemi në gjendje të jetojmë jetën tonë në liri,”-tha Taulant Ajazi.

Migrantët fillimisht u akuzuan për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar sipas Nenit 24 të Aktit të Imigracionit 1971, i cili parashikon deri në gjashtë muaj burgim. Megjithatë në akt shkruhet qartë se një person që mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar me anije ose aeroplan nuk konsiderohet shkelës derisa të zbarkojë. Edhe Ministria e Brendshme gaboi në punën e saj, pasi nuk kërkoi këshilla specifike ligjore në lidhje me provat e kërkuara për një ndjekje penale para se anija të përgjohej.

‘Ne jemi të zhgënjyer që procedurat kundër 69 personave të akuzuar për hyrje të paligjshme u ndërprenë, megjithatë ne po punojmë për të zgjidhur çështjet e ngritura nga kjo çështje. Rastet e emigracionit do të trajtohen sa më shpejt që të jetë e mundur pasi askush që zbulohet nuk ka të drejtë të mbetet në Mbretërinë e Bashkuar,”-thotë një prej zyrtarëve.

Më shumë se 250 zyrtarë u përfshinë në operacionin për të kapur peshkarexhën 101ft, të quajtur Svanic, e cila ishte nisur nga Belgjika. Anija u shoqërua në Harëich në Essex duke hyrë në histori si një nga rastet më të mëdha të emigracionit të paligjshëm të zbuluar ndonjëherë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME