Categories Lajme

7.2 milionë turistë në Shqipëri në tetë muaj

Mbushja e rrugëve të Shqipërisë nga turistët e huaj këtë vit ka thyer rekord në turizëm sa i përket shifrave. Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Turizmit, 7.2 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri nga janari deri në gusht.

Në krahasim me një vit më parë vendi ynë ka mikëpritur kështu 27% më shumë të huaj për po të njëjtën periudhë.

Kjo shifër në vetëm 8 muaj i është afruar rekordit prej 7.5 milionë turistësh që u arrit për të gjithë vitin 2022-in , viti më i mirë ndonjëherë në turizëm në bilanc shifrash.

Ndërkohë vetëm në muajin gusht mbi 2 milion vizitorë të huaj kanë ardhur në Shqipëri, ose 18% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro thotë se këto shifra kurorëzojnë punën e të gjithëve atyre që kanë investuar në ngritjen e reputacionit të Shqipërisë turistike.

“Gjuhët e botës që dëgjoheshin çdokund në pikat turistike këtë vit konfirmohen edhe nga shifrat zyrtare, ku Shqipëria mikpriti 2 milionë vizitorë të huaj në Gusht dhe në total gjatë 8 muajve të parë të këtij viti, me rekordin e afro 7.2 milionë vizitorëve”.

Vizitorët nga Kosova mbajnë vendin e parë si ata që e frekuentojnë më së shumti Shqipërinë, ndërsa interes në rritje ka pasur nga spanjollët, italianët, turqit, malazezët, francezët etj.

Ato që ofron Shqipëria u pasqyruan këtë vit si asnjëherë më parë në mediat botërore, duke u kthyer kështu në sytë e turistëve si vendi që duhet vizituar me patjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME